JJN Digital CAM-GX5 i Monitorimit të aktivitetit cellular, është është një detektor portativ, me shumë banda, i krijuar posaçërisht për të zbuluar pajisjet përgjuese të gjeneratës së fundit 5G.
Objektivi i CAM-GX5 është zbulimi dhe lokalizimi i të gjitha sinjaleve transmetuese, si telefonat celularë, telefonat inteligjentë, pikat e nxehta Wi-Fi, pajisjet përgjuese të dëgjimit GSM (bugs), gjurmuesit GPS, pajisjet përgjuese me Bluetooth, pajisjet Store & Forëard, të gjitha me pajisjet që përdorin 2G/3G/4G dhe 5G. Ju mund të përdorni pajisjen CAM-GX5 në të gjitha mjediset ku nuk lejohet përdorimi i telefonit celular, si p.sh. salla takimi biznesi, sallat e provimeve, burgjet, automjete etj, apo në çdo ambient ku dyshoni për pajisje të fshehura gjurmuese.
SPECIFIKA e kësaj pajisje është ndarja ndërmjet frekuencave 2,4 GHz dhe 5 GHz. Kjo shërben për një zbulim të saktë të pajisjeve përgjuese me Wi-Fi/Bluetooth Store & Forëard dhe pajisjeve video. Pajisja e Detektimit CAM-GX5 përdor algoritme komplekse për analizimin e plotë të sinjaleve transmetuese, të zbuluara në një ambient përkatës, si dhe identifikon çdo lloj sinjali në kohë reale. Pajisja mundëson paraqitjen me grafikë të të gjithë aktivitetit transmetues gjatë 24 orëve të fundit në ambientin përkatës, me qëllim analizimin e tyre në një moment të mëvonshëm.
Një veçori e re që paraqet CAM-GX5 është detektimi (zbulimi) i një game të gjërë frekuencash në mbarë botën, ku i’u jepet mundësia të zgjidhni vendin/rajonin/shtetin ku do të përdoret pajisja. Kjo me qëllim zbulimin e sinjalit nga të gjitha brezat/frekuencat celulare lokale përkatës. Kjo pajisje posedon në pjesën ballore një antene të fuqishme, që shërben për zbulimin e sinjaleve RF dhe siguron zbulim të sinjalit deri në 50 metra. Në varësi të kushteve të mjedisit dhe fuqisë së sinjalit, kjo pajisje ofron nivele të jashtëzakonshme zbulimi.
CAM-GX5 ruan deri në 4000 aktivitete (sinjale të ndryshme që mund të transmetohen në një ambient) dhe çdo sinjal i zbuluar regjistrohet me kohë/datë, kohëzgjatje, lloji i frekuencës/bandës dhe forca e sinjalit. Kjo bën të mundur identifikimin më të lehtë të llojit të pajisjes së përgjimit. Sinjalet e zbuluara do të shfaqen në grafikë. Pajisja ndërton grafikë në kohë reale ose historikë të të gjithë sinjaleve transmetues të zbuluar. I gjithë regjistri i ngjarjeve shkarkohet në një USB, në mënyrë që të jeni në gjendje të ri-shikoni/ruani për analiza të mëvonshme.
Pajisja CAM-GX5 vjen me një antenë të re «ndjeshmërie« duke ofruar performancë dhe fleksibilitet maksimal. CAM-GX5 është e pajisur me baterie integrale, me polimer litium, që ofron deri në 6 orë kohë funksionimi të pandërprerë.
CAM-GX5 vjen me një Certifikatë CE dhe është projektuar e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar UK duke respektuar standardet më të larta profesionale. Pajisja është e mbyllur në mbulesë alumini të personalizuar, dhe e vendosur një kuti transporti kompakte standarde ushtarake.
Karakteristikat kryesore të JJN Digital CAM-GX5:
Rajonet që mbulon: Evropë, Azi, Afrikë, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Australia
Gama e frekuencës së zbulimit: brezat ndërkombëtarë - (300 MHz deri në 6 GHz) - Maksimumi 10 breza të shfaqshëm
Ndjeshmëria: -70 dBm Max
Ekrani: Ekran grafik TFT me ngjyra 3,5” me kontrast të lartë
Bateria: Litium-polimer i brendshëm i rikarikueshëm
Kohëzgjatja e funksionimit: Deri në 6 orë
Ngarkimi: Prizë mikro USB
Koha e karikimit: Rreth 4 orë
Gama e temperaturës së funksionimit: -15 deri +50 gradë C - Lagështia relative < 90%
Dimensionet: 173mm x 103mm x 25mm
Pesha:
1) Njësia kryesore - 400 g
2) Këllëf i kompletuar - 1.6 kg
Përpunimi dhe kontrolli i sinjalit: Mikrokontrollues i bazuar në RISC me orë në kohë reale
Regjistri i ngjarjeve:
1) Maksimumi 4000 ngjarje - Regjistri celular
2) Maksimumi 24 orë - 2,4/5 GHz/Ëi-Fi/Bluetooth Regjistri
USB portë për shkarkim vetëm në USB
Fokusi i veçorisë JJN Digital CAM-GX5: Zbulimi i sinjalit celular për pajisjet 2G/3G/4G/5G
Funksioni kryesor i CAM-GX5 është zbulimi dhe lokalizimi i të gjitha sinjaleve transmetuese, nga pajisjet që funksionojnë me 2G/3G/4G/ 5G, si telefonat inteligjentë, pajisjet Ëi-Fi dhe Bluetooth, pajisje dëgjimi GSM, gjurmues automjetesh, kamera të fshehta me valë deri tek pajisjet më të reja Store & Forëard {Ruaj & Përcill}?
Mbulimi celular në mbarë botën
CAM-GX5 ofron një risi në mbulimin e shumë brezave/frekuencave në mbarë botën, duke zgjedhur rajonin {ndërkombëtar} në të cilin po përdorni pajisjen. Gjithashtu CAM-GX5 do të zbulojë dhe lokalizojë sinjalet nga të gjitha brezat/bandat/frekuencat lokale. Ky funksion është i vlefshëm për të gjitha mjediset ku pajisjet celulare nuk lejohen, kështu që mund të kontrolloni nëse është duke u përdorur një cellular në ambient. I gjithë aktiviteti do të regjistrohet, kështu që ju mund ta rishikoni atë në çdo kohë.
Modaliteti i veçantë i zbulimit 2,4 GHz dhe 5 GHz
Për identifikimin optimal të të gjitha pajisjeve që përdorin Wi-Fi/Bluetooth, transmetues video të fshehtë me valë dhe pajisjeve të gjeneratës së fundit Store & Forëard, CAM-GX5 përmban zbulim të veçantë pa tela 2,4 GHz dhe 5 GHz në kohë reale/log. P.sh., pajisjet më të sofistikuara Store & Forëard regjistrojnë për periudha të gjata kohore ndërsa transmetojnë në breshëri të shkurtra të rregullta. Duke përdorur algoritme komplekse, pajisja është në gjendje të identifikojë dhe analizojë të gjitha llojet e sinjaleve dhe më pas t’i ruajë ato në mënyrë që të mund të rishikoni aktivitetin nga 24 orët e fundit më vonë.
Rritja e ndjeshmërisë nëpër breza
Nëpërmjet kësaj pajisje është siguruar ndjeshmëria maksimale në pjesën e përparme, duke bërë të mundur zbulim deri në 50 metra në varësi të fuqisë së sinjalit dhe kushteve rrethuese. Përveç kësaj, për të përmirësuar performancën dhe fleksibilitetin, kjo pajisje vjen me një antene të re, e rregullueshme me varëse. Çdo brez përmban gjithashtu një matës individual të fuqisë së sinjalit me 20 elementë, i cili mundëson vendodhjen e saktë të burimit të sinjalit të zbuluar.
Modaliteti i Grafikut
Modaliteti i grafikut është një funksion që harton grafikët në kohë reale ose historike të të gjitha brezave celularë të zbuluar. Natyra pulsive e transmetimit quhet ndryshe linja e ndarjes së rregullt. Për shembull, kur një pajisje gjurmuese GSM/GPS është afër, mund të shihni në ekran një varg breshërish të shkurtra, të rregullta, në një brez të caktuar. Për më tepër, kur kërkoni aktivitetin e telefonatave në periudha të caktuara të ditës, mund të shihni nëse ka pasur përdorim të paautorizuar të telefonave në zona ku kjo nuk lejohet, si dhomat e bordit të kompanive, burgjet ose sallat e provimeve.
Regjistri i ngjarjeve celulare
Regjistri celular i ngjarjeve regjistron deri në 4000 ngjarje dhe për çdo sinjal specifikohet Koha/Data, brezi, kohëzgjatja dhe fuqia e sinjalit, kështu që ndihmon në njohjen e llojeve të pajisjeve të zbuluara.
Përdorim i thjeshtë dhe intuitiv
Me Tastierë me Dizanj të Ri, CAM-GX5 ofron lehtësi në përdorim e tij. Ekrani TFT me ngjyra 3,5" prezanton të gjitha të dhënat në rezolucion të lartë, për zbulim në kohë reale, ose në një moment të dytë, apo të shikoni aktivitetin e sinjaleve transmetuese më parë. Për më shumë, pajisja ofron mundësi zgjedhje midis MODALITETI TË DËGJUESHËM "BEEP", gjatë kontrollit të një ambienti pa shikuar në ekran, ose MODALITETI I HESHTUR 'VIBRATE' gjatë kontrollit të ambiente ku nuk dëshironi të ketë “zë”.
Projektim Cilësor
CAM-GX5, si të gjitha produktet dixhitale JJN, është projektuar, testuar dhe prodhuar në Mbretërinë e Bashkaur, në përputhje me protokollet dhe proceset profesionale, si dhe me materiale të cilësisë së lartë. Pajisja vjen me një mbulëse alumini të përpunuar, që përdoren në aviacion. Njësia garanton qëndrueshmëri gjatë funksionimit. Për më shumë, për fortifikimin përfundimtar, i gjithë sistemi vjen në një kuti transporti kompakte me standarde ushtarake. Çdo pajisje vjen gjithashtu me një Certifikatë CE.
Si të përdorni JJN Digital CAM-GX5:
Hidhini një sy funksioneve të detajuara të CAM-GX5 dhe lehtësinë e përdorimit që produkti ofron:
Përmbajtja e paketës JJN Digital CAM-GX5: