Investigim mbi kompanitë e biznesit

N.q.s personalisht jeni: Në proçesin e ndërtimit të një marrëdhënie të re biznesi me një kompani tjetër, Po trajtoni mundësinë e blerjes së aksioneve të një kompanie tjetër, Jeni të shqetësuar për mbarëvajtien ekonomike e financiare të një kompanie tjetër, me të cilën ndërlidhet direkt puna juaj, atëherë ju nevojitet një proçes i mirëfilltë investigimi mbi kompanitë me të cilat do të ndërtoni marrëdhënien tuaj të biznesit në të ardhmen.

Ne si agjensi investigimi, ju ofrojmë një sërë proçesesh, në varësi të kërkesave tuaja:

  • Analizë ekonomike mbi financat e kompanisë.
  • Informacion mbi të dhënat historike të kompanisë.
  • Përcaktimi i konkurrentëve potencialë.
  • Monitorim të aksioneve; mjeteve dhe pajisjeve në dispozicion.
  • Infomacion i plotë mbi detyrimet që ata kanë ndaj palëve të treta.