Investigim Martesoredhe Partneriteti

A ju tradhëton partneri apo bashkëshorti juaj?

Një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen një detektivi privat është 'a mund të zbuloni nëse i dashuri im / bashkëshorti / e dashura / bashkëshortja / partneri / partnerja/ po më tradhëton'. Shumë njerëz në marrëdhënie afatgjata e gjejnë veten në rrethana ku ata ndjejnë, për çfarëdo arsye, se partneri i tyre po i tradhëton.

Pjesa më e vështirë e kësaj situate është thjesht mos pasja e njohurive dhe fakteve në dorën tuaj. Ky është pikërisht momenti ku ne ju vijmë në ndihmë.  Për fat të mirë, në një pjesë të mirë të rasteve të investiguara keni konstatuar se partneri është besnik.  Në disa raste kemi gjetur se ndryshimi i sjelljes së tyre, ishte rrjedhojë e një planifikimi për të surprizuar partnerin e tyre!

Për fat të keq kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Por, çfarë duhet të bëni nëse mendoni se partneri juaj i’u tradhëton?

Hapi i parë është të na telefononi në +355 (0) 67 211 5555 dhe të tregoni shqetësimin tuaj. Ne do t'ju dëgjojmë me vëmendje dhe do t'ju udhëzojmë se si te veproni më tej. Ne do t'ju japim një vlerësim të asaj që nevojitet dhe çmimin përkatës.

Përse mendoni se partneri juaj i’u tradhëton?

Shumë njerëz na telefonojnë kur ata përjetojnë thjesht një 'ndjenjë' ose 'instinktin e stomakut' se partneri i tyre është jobesnik. Kjo mund të variojë nga tradhëtia martesore deri tek e dashura ose i dashuri, i cili frekuentohet me dikë tjetër, pa marrë parasysh  pasojat dhe dëmtimin emocional. Ka një numër të konsiderueshem të shenjave të tradhëtisë, të cilat fillimisht injorohen, por me kalimin e kohës ato mblidhen, duke ngritur dyshime mbi partnerin.

Partneri juaj dukshëm ka humbur interesin për ju dhe marrëdhënien tuaj.

Kjo në vetvete nuk është një shenjë e sigurtë tradhëtie, pasi të gjithë e dimë se në jetëgjatësinë e marrëdhënies, njerëzit fillojnë t’a marrin partnerin e tyre si të “mirëqënë” dhe shpeshherë përqendrojnë vëmendjen e tyre diku tjetër. Është shumë e lehtë “të kthesh kokën” pas një lëndimi sado të vogël. Por, mund të jetë një shenjë fillestare, se gjërat nuk po shkojnë mirë, veçanërisht kur nuk duan të kalojnë kohë me ju, ndërsa janë të preokupuar me diçka ose dikë tjetër.

Ndryshimet në Sjellje

Kjo shpesh manifestohet kur ata  zemërohen me ju dhe ju bëjnë  komente negative, pa ndonjë arsye të veçantë. Shpeshherë kjo çon në abuzime emocionale dhe fizike.  E gjitha kjo kthehet në “mekanizëm përballues”, pasi ata e dinë se janë në gabim, por kërkojnë t’a hedhin fajin dikujt tjetër. Reagimi juaj ndaj sjelljes së tyre, i ndihmon ata të justifikohen se përse nuk duan të jenë më me ju.

Ndryshimet në rutinë

Qëndrimi jashtë është një nga shenjat më të dukshme. Partnerit juaj papritmas i duhet të qëndrojë vonë në punë, ose duhe të dalë më shpesh sesa zakonisht. Justifikimet mund të shkojnë nga nevojat për të marrë ajër të freskët, qëndrime më të shpeshta në palestër, apo ndjekjen e hobeve të ndryshëm, kjo me qëllimm që të jenë jashtë për periudha të gjata kohore.

Kujdesi i Tepërt për Veten

Një burrë që befas kujdeset më shumë për pamjen e tij, ose një grua që bën dush dhe mban parfum më shpesh sesa zakonisht, mund të jetë një tregues se diçka nuk po shkon mirë. Në mënyrë tipike, kjo shfaqet në ndryshimin e zakoneve të kujdesit ndaj vetes. Një ndryshim i papritur në veshje, modë dhe fitnes për mbajtjen e trupit ne formë, janë shenja se partneri juaj është në një lidhje tjetër.

Mjetet e Komunikimit Bashkëkohor

Hapja e një faqe të re facebook-u, miq të  ri-bashkuar,  lehtësia për të hapur një llogari në postën elektronike dhe telefonat celularë, tani japin mundësi të pafundme. Një shenjë e sigurt e mashtrimit është ndryshimi i fjalëkalimeve, telefona celularë të fshehur ose madje edhe mbrojtja e kodit PIN dhe fshirja e historisë së internetit.

Ndërveprimi Personal

Më të shpeshtat dhe të dukshet e këtyre ndryshimeve, është mënyra se si partneri juaj reagon ndaj anëtarëve të seksit të kundërt, por ndonjëherë mund të jetë mënyra edhe se si ata sillen ndaj anëtarëve të të njëjtit seks. Në mënyrë tipike, partnerët do të bëhen më të shoqërueshëm me njerëzit e tjerë dhe do të sillen sikur janë single, dhe jo në një marrëdhënie.

Tashmë, disa ose të gjitha këto ndryshime në sjellje mund të jenë asgjë më shumë sesa partneri po kujdeset dhe përmirëson pamjen e tij duke qënë në lidhje me ju. Por  kur dy ose më shumë prej këtyre shenjave janë të pranishme, shpeshherë ndodh që ata dëshirojnë të dukën atraktivë për dikë tjetër përveç jush.

Në Institutin e Detektivit Privat, ne kemi mbi 10 vjet eksperiencë në trajtimin e investigimeve martesore dhe kuptojmë plotësisht jo vetëm sa shqetësuese  mund të jetë kjo për ju, por edhe se si ne i trajtojmë këto situata të ndjeshme.

Stafi ynë është i përbërë nga investigatorë privatë meshkuj dhe femra, të cilët janë ekspertë në investigimet martesore dhe mund t'ju ndihmojnë gjatë kësaj kohe.

Natyrisht, jo të gjitha shenjat e shpjeguara sa më alrt, janë shenja pozitive të një partneri mashtrues. Shenja të tilla mund të tregojnë gjithashtu probleme të tjera të shkaktuara nga presioni i punës, probleme financiare ose një mori rastesh të mundshme.

Instituti i Detektivit Privat do të shqyrtojë çështjen për ju në mënyrë plotësisht konfidenciale.

Do t’ju pajisim me prova dhe dëshmi, të cilat i’u nevojiten për të marrë një vendim mbi baza reale. Pra, nëse doni të gjeni me siguri nëse partneri juaj po i’u tradhëton, thjesht na telefononi sot në +355 (0) 67 211 5555 dhe ne do t’ju japim të gjithë ndihmën e nevojshme.