Në qoftë se jeni të shqetësuar rreth komunikimeve nëpërmjet kompjuterit tuaj në shtëpi apo në biznes, Instituti i Detektivit Privat i’u siguron software për monitorimin e sistemeve operative Mac dhe Windows. Mjafton të jeni një përdorues i nivelit mesatar të kompjuterave dhe mund t’a instaloni këtë softëare në pak minuta, pasi ai është projektuar për t'u instaluar në mënyrë sa më të thjeshtë.
Nëse nuk e njihni edhe aq mirë teknologjinë, mjafton të na jepje qasje në kompjuterin tuaj, dhe ne do të instalojmë një program të tillë për ju.
Një software i tillë ju mundëson të monitoroni kompjuterin tuaj dhe të kuptoni nëse ai po përdoret për të dërguar informacione të ndjeshme përmes emailit ose llogarive të klientëve, aktiviteteve përmes Facebook, Twitter dhe faqeve të tjera të rrjeteve sociale, për të cilat nuk jeni në dijeni. Gjithashtu, ne bllokojmë përdoruesit nga qasja në faqet e zgjedhura prej jush.
Ne bëjmë të mundur ri-fitimin e të dhënave të fshira nga kompjuteri, USB apo karta SD, të cilat janë përdorur më parë në të njëjtin kompjuter.
Në qoftë se jeni të shqetësuar për të kaluarën sesa për të tashmen, atëherë ne kemi pajisje që në shumicën e rasteve skanojnë dhe identifikojnë bisedat e mëparshme të kryera nëpërmjet shërbimeve të mesazheve si për shembull, dritaret e mesazheve ose skype.
Fëmijët janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj pornografisë në moshën e tyre, pasi edhe pa dashje “lundrojnë” lehtësisht në internet. Ne kemi mjete që i’u ndihmojnë të kërkoni në kompjuterin tuaj për imazhe të tilla. Shumë viruse kompjuterike e infektojnë kompjuterin përmes faqeve të pornografisë. Një softëare i tillë është mjeti më i vlefshëm për të pastruar sistemin tuaj dhe për të përmirësuar performancën e kompjuterave.
N.q.s. keni harruar fjalëkalimin e kompjuterit juaj, ose qasja në sistem është e pamundur, Instituti i Detektivit Privat iu mundëson hapjen e tij, pa shkaktuar asnjë problem.
Për më shumë informacion mbi shërbimet tona të Monitorimit të Kompjuterit, na telefononi në +355 67 211 5555