Investigimet tregtare dhe korporatave

Sot, Investigimet Tregtare dhe të Korporatave marrin forma të ndryshme në mjedisin kompleks të biznesit. Financat janë në shtrirje, ndërsa sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi dhe punonjësit e saj shpeshherë shpien në çështje që fillojnë me probleme të vogla, deri në probleme më të gjera, të cilat ndikojnë në strukturën e kompanisë tuaj, dëmtojnë kredibilitetin, reputacionin dhe fitimet e saj.

Probleme të cilat ne i referohemi përfshijnë çështje të tilla si, Abuzimi dhe Vjedhja nga Punonjësit, Mashtrimi i Kompanisë, dhe Spiunazh Industrial. Disa prej tyre fillojnë në një shkallë relativisht të vogël, por me kalimin e kohës, keqbërësit bëhen më të guximshëm në përpjekjet e tyre, kjo për shkak të mungesës së zbulimit të tyre. Si rrjedhojë situata fillon të dalë jashtë kontrollit, ndërsa biznesi juaj sapo ka pësuar goditjet e para.

Në Institutin e Detektivit Privat ne kemi hasur skenarë të tillë në shumë raste dhe ekipi ynë me eskperiencë është i përgatitur për zbulimin e problematikave të tilla, duke i nxjerrë ato në sipërfaqe dhe identifikuar fajtorët.

Shenjat tipike paralajmëruese të mashtrimit janë:

  • Individë me borxhe të mëdha dhe në kërkim të përfitimeve personale.
  • Transaksione në kohë të pazakonta, me shuma të çuditshme parash dhe përfitues të dyshimtë.
  • Dokumenta të zhdukur. Ne disponim gjenden vetëm fotokopje.
  • Ndryshim dhe kthim i dokumentacionit.
  • Punonjës që kontrollojnë një proçes pune nga fillimi deri në fund.
  • Mospërputhje në të dhënat e kontabilitetit.

Këta janë vetëm disa nga treguesit e mashtrimit në kompani. Detektivët tanë profesionistë nuk do të ‘dalin menjëherë në përfundim’. Vetëm pas një hetimi të tërësishëm, mbledhjes së provave dhe parashtrimit të pyetjeve të duhura, ne do të paraqesim konkluzionet tona dhe do t’iu këshillojmë se çfarë veprimesh duhen ndërmarrë. Jo rrallë herë nuk do të ketë asgjë për t’u shqetësuar; Hetime të tilla kryhen kur ka modele sjelljeje që ngrenë shqetësimin tuaj.

Investigimi i mashtrimit në ambientet e kompanisë është vetëm një aspekt i asaj që trajton Instituti i Detektivit Privat. Përveç kësaj, shërbime të tjera që ne ofrojmë janë:

  • Mashtrimi
  • Vlerësim Biznesi.
  • Investigim i Profilit të Konkurentit në Biznes.
  • Investigim i vjedhjeve brenda në biznes.
  • Mbikëqyrje.
  • Investigim i Spiunazhit Industrial.

Ne jemi specialistë në të gjitha fushat e lartpërmendura, ndërsa posedojmë njohuritë dhe ekspertizë për kryerjen e hetimeve gjithëpërfshirëse brenda ambienteve të biznesit tuaj. Ne i’u mundësojmë të merrni vendime, të ngritura mbi informacione të sakta, për secilën nga çështjet e lartpërmendura me të cilat mund të përballeni.

Çdo kompani, e madhe apo e vogël, është e ndjeshme ndaj kërcënimeve të brendshme, ndërsa kërkohet marrja e menjëhershme e masave. Natyrisht parandalimi është shpesh më i mirë se kurimi, dhe jo pa qëllim do të pyesni veten: “A e kam vlerësuar siç duhet rrezikun e mashtrimit në biznesim tim?” & “Sa efektiv është proçesi i verifikimit të stafit?”

Ekipi me përvojë i Institutit të Detektivit Privat është aktiv në verifikimin e të dhënave personale dhe profesionale të paraqitura nga stafi juaj aktual, ose i ardhshëm. Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm se grupet e krimit të organizuar drejtojnë organizata të mirëfillta për të marrë informacion të brendshëm, për qëllime kriminale dhe spiunazh industrial. Proçesi i vlerësimit duhet parë si praktikë e vazhdueshme për kompaninë tuaj dhe jo thjesht një proçedurë që aplikohet vetëm një herë.

Një ish-pjesëtar i stafit tuaj mund të kthehet në shqetësim. Ne kryejmë investigimeve paraprake krejtësisht ligjore dhe raportojmë çdo përfshirje të mundshme të punonjësve në mashtrim.

Pjesa më e madhe e mashtrimeve ndodhin për shkak të mungesës së kontrolleve dhe proçeseve të duhura të menaxhimit. Çdo mashtrues i ardhshëm do të shfrytëzojë këto dobësi. Në qoftë se ka diçka që i’u shqetëson në organizatën tuaj dhe keni nevojë për këshilla se si ta trajtoni atë, atëherë ju lutemi bisedoni me një nga ekipet tona të ekspertëve në 067 211 5555, ku diskutimi juaj do të mbetet plotësisht konfidencial dhe pa pagese.