Vëzhgimi elektronik është një zonë delikate dhe fushë e minuar ligjore. Instituti i Detektivit Privat jep me qera dhe shet një gamë të gjerë të pajisjeve të mbikqyrjes elektronike.
Ne posedojmë një gamë të gjerë pajisjesh për ri-kthimin e informacionit të humbur ose të fshirë nga telefonat celularë. Gjithashtu, bëjmë monitorimin e përdorimit actual të smartphonë-ve në lidhje me çështjet familjare ose të punonjësve. Modele të ndryshme të software-ve sigurojnë përmbajtje të mesazheve tekstuale dhe postës elektronike, historinë e përdormit të ëebit, vendodhja etj.
Ne posedojmë pajisje bashkëkohore të cilat i’u mundësojnë të regjistroni përmbajtjen e thirrjeve hyrëse dhe dalëse në telefonat fiks dhe celularë. Duhet të jeni të vetëdijshëm se Instituti i Detektivit Privat do të veprojë në interesin tuaj dhe kjo përfshin edhe këshillimin kundër këtyre metodave të jashtë-ligjshme.
Në qoftë se keni nevojë të regjistroni një bisedë në të cilën jeni palë ose dëshironi të dëgjoni se çfarë po diskutojnë njerëzit kur nuk jeni të pranishëm, atëherë ne kemi një sërë pajisjesh për shitje, ose me qera, që mund të vendosen në ambientet e shtëpisë, zyrës, biznesit, makinës dhe në shumë vende të tjera, me aftësinë e regjistrimit nga disa orë deri në qindra orë, si dhe regjistrimi në datat dhe oraret e paracaktuara.
Nëse keni nevojë të filmoni dhe regjistroni në mënyrë të fshehtë ngjarjet që ndodhin në shtëpinë, zyrën ose makinën tuaj dhe shumë vende të tjera kur nuk jeni të pranishëm, atëherë ne posedojmë një sërë pajisjesh për shitje të cilat janë në dispozicion në madhësi dhe forma të ndryshme, nga një arush pelushi i pafajshëm, një karikues telefoni ose një llambë tavoline, deri tek një kamerë rezistente ndaj motit dhe e fshehur, për përdorim në pjesën e jashtme ose në brendësi të pronës suaj.
Ka shumë për të zgjedhur dhe në përshtatje të plotë sipas rrethanave tuaja. Për skenarët më kompleksë, ne gjithashtu sigurojmë instalime të fshehta me kamerat e specifikuara më lart.