Ky njoftim shpjegon se si ruajmë informacionin tuaj personal.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Instituti i Detektivit Privat operon në përputhje me parimet e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR) dhe Rregulloreve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komunikimeve Elektronike (EC Directive) 2003.
Privatësia dhe siguria juaj janë me rëndësi të madhe për ne. Ne respektojmë privatësinë e të gjithë atyre që vizitojnë faqen tonë të internetit dhe përdorin shërbimet tona. Jemi të përkushtuar në respektimin, sigurimin dhe mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave private.
Kjo politikë, e cila mbulon përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit dhe shërbimeve, ju siguron informacion mbi mënyrën se si i përdorim të dhënat, si sigurohemi për ruajtjen e privatësisë dhe të drejtat tuaja ligjore, që kanë të bëjnë me të dhënat tuaja personale.
Përse i mbledhim të dhënat tuaja?
Baza Ligjore
Ne do t'i përpunojmë të dhënat tuaja në mënyrë të sigurt nën bazën ligjore të mëposhtme:
- Ne kërkojmë një emër, adresë, numër telefoni dhe adresë e-maili për identifikim dhe korrespondencë të sigurtë gjatë përdorimit të shërbimeve tona.
- Ne kërkojmë detaje të kontaktit për t'ju informuar për çdo çështje në lidhje me rastin tuaj dhe të nevojshme për lidhjen e një kontrate me ju.
- Ju keni pranuar përdorimin e të dhënave tuaja personale ose,
- Ne jemi nën një proces ligjor ose,
- Është e nevojshme në ndjekje të interesave tona legjitime.
Ruatja e të Dhënave Tuaja
Të gjitha të dhënat personale përpunohen dhe ruhen në mënyrë të sigurt. Ne nuk i ruajmë të dhënat tuaja personale më shumë se sa është e nevojshme, në logjikën e arsyes (arsyeve) për të cilat këto të dhëna janë mbledhur fillimisht.
- Të dhënat tuaja personale do të fshihen nëse nuk keni kryer asnjë veprim për një periudhë 3 mujore.
- Kur ne kemi asnjë detyrim ligjor për t’i mbajtur atë më gjatë, ndërsa do t’i fshijmë ato sapo të hiqet detyrimi ynë ligjor.
- Ne mund t'i mbajmë të dhënat për një kohë më të gjatë nëse përfshihemi në një kërkesë ligjore ose mosmarrëveshje. Nëse ndodh një gjë e tillë, ne do t'i fshijmë atë sapo të zgjidhet mosmarrëveshja.
Përdorimi ynë i të dhënave do të ketë gjithmonë një bazë ligjore (siç është përcaktuar më sipër) dhe ne mund t'i përdorim të dhënat tuaja për qëllimet e mëposhtme:
- Sigurimi dhe menaxhimi i shërbimeve tona.
- Sigurimi dhe menaxhimi i llogarisë suaj në lidhje me rastin tuaj.
- Komunikimi me ju (duke iu përgjigjur emaileve dhe pyetjeve tuaja).
- T’ju ofrojë mallra dhe shërbime sipas porosisë.
- Hulumtimi i tregut.
- Analizimi i përdorimin tuaj të faqes tonë dhe shërbimeve, duke mbledhur reagime, për të përmirësuar vazhdimisht faqen tonë dhe përvojën tuaj.
- Ju gjithmonë do të jeni në gjendje të çregjistroheni ose të përjashtoheni nga ky përdorim në çdo kohë.
Ruajtja e të Dhënave.
Sigurimi i të dhenave tuaja është shumë i rëndësishëm per ne, duke marrë masa të përshtatshme sigurie për të ruajtur dhe mbrojtur të dhënat tuaja, nëpërmjet site-it tonë dhe blerjes së shërbimeve. Të gjithë të dhënat transkiptohen ne “cloud storage” duke mos lënë asnje kopje fizike. Cloud storage është një server me 3 rrjete mbrojëtëse sigurie.
Të gjitha të dhënat e shkëmbyera me klientet dhe personat që ofrojnë shërbim janë subjekt i marrëveshjes për ruajtjen e të dhenave. Instituti i Detektivit Privat është kontrollues dhe ruajtës i të dhënave të subjekteve.
Të drejtat Tuaja
Sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) ju keni një numër të të drejtave në lidhje me të dhënat tuaja personale, mbi të cilën është ndërtuar politika e përdorimit të të dhënave tuaja.
- E drejta për t'u informuar - ju keni të drejtë të informoheni për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale.
- E drejta e aksesit - ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të informacionit që ne mbajmë për ju. Ju mund ta bëni këtë duke na kontaktuar në detajet e mësipërme.
- E drejta e korrigjimit - ju keni të drejtë të korrigjoni të dhënat që ne mbajmë rreth jush që janë të pasakta ose jo të plota.
- E drejta për t'i fshirë - në rrethana të caktuara ju mund të kërkoni që të dhënat që ne mbajmë për ju, të fshihen nga të dhënat tona.
- E drejta për kufizim të përpunimit - kur zbatohen disa kushte, ju keni të drejtë të kufizoni përpunimin tonë.
TERMAT DHE KUSHTET
- Orari i Biznesit
- Instituti i Detektivit Privat ofron një shërbim 24 orësh. Të gjitha thirrjet, në të gjitha orët, do të marrin përgjigje nga një oficer i kompanisë. Orët normale të punës janë nga ora 08.30 deri në orën 19.30.
- Ne jemi të kënaqur t’i takojmë klientët në zyrën tonë, por gjithashtu mund t’i klientët në shtëpinë e tyre ose në ambientet e tyre të biznesit, nëse kjo është më e përshtatshme.
- Udhëzimet për detyra jashtë shtetit mund të merren në zyrën tonë, në telefon ose nëpërmjet email-it.
- Përgjegjësia dhe Komunikimi
- Udhëzimet mund të jepen nëpërmjet telefonit, në një takim personal në cilëndo nga vendet e përmendura më sipër, ose me shkrim nëpërmjet postës elektronike. Kudo që është e mundur, udhëzimet do të konfirmohen nga klienti me shkrim, duke siguruar kështu qartësinë e instruksioneve dhe rritjen e efikasitetit.
- N.q.s ka ndonjë aspekt të punës ose shërbimit tonë me të cilin nuk jeni plotësisht të kënaqur, për të cilën ne besojmë se nuk ka gjasa, ju lutemi na shkruani adresën tonë të emailit kontakt@detektivprivat.al
- Ju do të informoheni për emrin e personit që po trajton rastin tuaj dhe sipas rastit, të çdo linje tjetër të komunikimit dhe pikave të kontaktit.
- Kur telefononi zyrën tonë, do të flisni me personin përgjegjës për marrjen e udhëzimeve tuaja, ose personi i cili po trajton rastin tuaj.
- Instituti i Detektivit Privat bën çdo përpjekje për të verifikuar kredencialet e klientëve, për të vërtetuar se kanë arsye të ligjshme për të udhëzuar kryerjen e një hetimi.
- Instituti i Detektivit Privat do të kryejë të gjitha hetimet brenda kufijve të ligjit, dhe brenda kufijve të moralit dhe etikës profesionale.
- Angazhimi ynë kryesor është për klientët tanë dhe për të respektuar interesin më të mirë të klientëve duke ruajtur standardin më të lartë të aftësisë dhe duke u raportuar klientëve të gjitha faktet e konstatuara, qofshin ato të dobishme apo të dëmshme dhe asgjë nuk i mohohet klientit, përveç me diktatin e ligjit.
- Ne do të respektojmë privatësinë e klientëve dhe konfidencën e tyre të ligjshme. Shërbimet tona janë të sigurta në mënyrë adekuate për të mbrojtur privatësinë dhe për të mbrojtur nga zbulimi pa dashje i informacionit privat.
- I gjithë stafi ynë është i angazhuar për të ofruar një cilësi të lartë të shërbimit, në atë që ne shpresojmë se është aq e dobishme dhe miqësore sa më shumë që të jetë e mundur.
- Ne punësojmë personel me njohuri, shkathtësi dhe kompetencë për të plotësuar nevojat e klientëve tanë, me një përkushtim për të kryer të gjitha detyrat profesionale në përputhje me parimet më të larta morale.
- Informacioni
- Çdo informacion, në çdo formë, i dhënë nga Instituti i Detektivit Privat, është për përdorim vetëm për klientin dhe çdo informacion i tillë (në asnjë formë) nuk do të zbulohet, transmetohet ose kopjohet në çfarëdo mënyre , pa lejen me shkrim të Institutit të Detektivit Privat.
- Nëse ndonjë informacion, në çfarëdo forme, i dhënë nga Instituti i Detektivit Privat, do të kalojë më pas tek ndonjë palë e tretë, me çfarëdo mënyre, pa lejen e IDpP-së, ky i fundit nuk është përgjegjës për asnjë detyrim, humbje, humbje fitimi, shpenzime shtesë dhe çfarëdo forme e dëmeve të çfarëdolloj për një zbulimin e tillë të paautorizuar.
- Pajisjet
- Për pajisjet e blera/ ose ndërtuar sipas kërkesës së klientit, Instituti i Detektivit Privat ka të drejtë të ngarkojë tarifën e plotë të cituar dhe, pagesa nëse ka ndonjë ndryshim në kërkesat e klientit, pavarësisht nga arsyeja apo rrethanat.
- Të gjitha pajisjet dërgohen nga zyra jonë tregtare në Tiranë dhe kontrollohen plotësisht në mënyrë të plotë përpara dërgimit. Cdo send që nuk është marrë në mënyrë të plotë pune duhet të raportohet në zyrën tonë brenda 24 orëve nga marrja.
- Çdo pajisje e pakthyeshme.
- Çdo pajisje e përdorur brenda një investigimi nga stafi i Institutit të Detektivit Privat dhe do të mbetet vetëm në pronësi të tij.
- Kontrata
- Për shkak të natyrës dhe shpejtësisë që kërkohet nga një hetim, ne jemi të lumtur për të ndërmarrë hetime, bazuat në udhëzimet e dhëna nëpërmjt telefonit ose email-it, por ne do të kërkojmë që klientët të na japin sa më shumë hollësi të jetë e mundur për të konfirmuar identitetin e tyre.
- Për t’u siguruar se po veprojmë brenda udhëzimeve ligjore dhe morale dhe në përputhje me Kodin e Etikës të Detektivëve Privatë të Republikës së Shqipërisë, ne do t’iu vëmë në dispozicion kontratat me shkrim, por në mungesë të kësaj, ne mbështetemi në kontratën tonë telefonike, marrëveshje verbale ose me shkrim. Datat dhe orët e të gjitha telefonatave regjistrohen.
- Në përputhje me politikën tonë të Privatësisë, ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se të gjitha dosjet e mbyllura të cështjeve shkatërrohen brenda një periudhe dy mujore, përveç nëse çështja ka të bëjë me një çështje penale, me ç'rast do të mbahet derisa sistemi i drejtësisë penale të vendosë për mbylljen e çështjes.
- Tarifat
- Ju do të merrni një kuotim (cmim) zyrtar për çdo kërkesë, nëpërmjet email-it kontakt@detektivprivat.al. Kuotimi është i vlefshëm për 14 ditë dhe ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këtë kuotë pas kësaj periudhe.
- Tarifat e deklaruara mund të ndryshojnë në rastet e urgjencës, kompleksitetit ose përgjegjësisë së jashtëzakonshme. Kur ekzistojnë rrethana të tilla, ne duhet të rezervojmë të drejtën për të rishikuar tarifat me anë të marrëveshjes me klientin.
- Në të gjitha rastet, TVSH-ja është përfshirëse me çmimin e kuotuar.
- Tarifat paguhen nëse cështja ka përfunduar me sukses ose jo, përveçse nëse zëvendësohet me marrëveshje paraprake, siç mund të jetë në disa raste specifike.
Si të na kontaktoni:
- Me email: kontakt@detektivprivat.al
- Me telefon: +355 (0)67 211 5555
- Postë: Rr: Ibrahim Rrugova; Kompleksi Green Park; Kulla II; Ap 13