Mungesa e punonjësve & Sjellja e pahijshme

Punonjësit janë pasuria më e vlefshme e një biznesi. Ata janë përfaqësues të kompanisë suaj dhe shpesh i besohen informacione të ndjeshme dhe me vlerë për konkurrentët tuaj. Në çdo biznes, të madh ose të vogël, ekziston rreziku i abuzimit nga punonjësit, duke filluar nga vjedhja deri në përtaci. Për fat të keq, në qoftë se incidente të tilla nuk trajtohen me shpejtësi, ato ndikojnë në financat e kompanisë dhe ulin kredibilitetin e biznesit. Një fuqi punëtore e lumtur është më produktive; prandaj është e domosdoshme trajtimi me shpejtësi dhe efikasitet i rasteve të sjelljes abuzive të punonjësve. Ekipi ynë me përvojë ka aftësitë dhe njohuritë për të hetuar çdo dyshim që keni në lidhje me mungesën e punonjësve, ose çdo sjellje abuzive nga ana e tyre.

Mungesa e Punonjësve

Asnjë punëdhënës nuk dëshiron të akuzojë një anëtar stafi që është vërtet i sëmurë, por ndonjëherë dyshimet tuaja janë me vend. Shpesh, ditët e pushimit janë rezultat i një punonjësi që dëshiron një fundjavë të gjatë, por pushimet e shpeshta ndikojnë në produktivitetin e kompanisë. Në raste të tjera, punonjësit po mundohen të ngrejnë  biznesit të tyre në konkurrencë të drejtpërdrejtë me ju, duke shfrytëzuar pronën tuaj intelektuale.

Roli i Detektivit Privat

Detektivët privatë janë aseti më i çmuar në luftën e kompanisë kundër mungesës së punonjësve në punë dhe sjelljes së tyre abuzive. Fillimisht do të diskutohet me klientin çështja dhe do të shqyrtohet çdo arsye e mundshme, që qëndron pas mungesës në punë të punonjësit tuaj. Vëzhgimi, me përdorimin e teknologjisë më të fundit dhe metodat hetimore jo intrusive nuk do të tërheqin kurrsesi vëmendjen e punonjësit tuaj. Ne mbrojmë marrëdhënien punëdhënës- punëmarrës në çdo çështje aktuale. Të gjitha provat do të paraqiten në një raport konçiz dhe do të jenë të pranueshme nga gjykata.

Si agjensi, kemi rekorde mjaft të mira të hetimit dhe zgjidhjes së rasteve që kanë të bëjnë me mungesën dhe sjelljen abuzive të punonjësve. Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm klientësh të kompanive të ndryshme tregtare janë të sigurtë në aftësitë tona për të zbuluar të vërtetën dhe për të gjetur dëshmi të nevojshme për të zgjidhur çështjen.

Nëse dyshoni në  një nga punonjësit tuaj për  aktivitet të pandershëm, na kontaktoni sot për të diskutuar se si mund t’ju ndihmojmë.