Liçensimi si Detektiv Privat

Si detektiv privat, kudo të punoni, e rëndësishme është profesionalizmi dhe fitimi i eksperiencës së duhur për të ushtruar një sërë detyrash. Mundësia e shkollimit profesional dhe çertifikimit i’u ofrohet nga Instituti Shqiptar i Detektivit Privat (I.SH.D.P), i cili oforn trajnime të specializuara në fushën e investigimit privat që nga muaji prill 2015 në Tiranë. N.q.s., dëshironi të punoni jashtë Shqipërisë, mjafton t’i nënshtroheni provimit shtetëror në shtetin përkatës. Njohuritë profesionale të përvetësuara pranë I.SH.D.P. janë të mjaftueshme për t’iu nënshtruar çdo provimi të shtetit tjetër. Kjo sepse mësimdhënia e ofruar nga I.SH.D.P. është e mbështetur në praktikën e dy shkollave më të mira investigative, atë të SH.B.A-ve dhe Britanisë së Madhe.

Me përfundimin e shkollës profesionale 1-vjeçare, secilit prej jush do t’i ofrohen mundësi të mëdha karriere. Për shkak të kërkesës gjithmonë e në rritje në tregun të punës, agjensi të ndryshme investigative, që operojnë tashmë edhe në Shqipëri, do t’iu punësojnë pas çertifikimit si Detektiv Privat. Gjithashtu, mbështetur në ambiencet dhe motivimin për të punuar në sferën e investigimit privat, mund  të startoni me hapjen e biznesit tuaj privat në këtë fushë konkuruese. Do të fitoni jo pak, por shuma të konsiderueshme parash për orë/ditë. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e detektivëve privatë preferojnë të punësohen pranë një agjensie investigative me emër për të fituar eksperiencë të mjaftueshme, se sa të fillojnë punën si detektivë të pavarur. Cila do qoftë  zgjedhja juaj, ky është fillimi i mbarë në karrierën tuaj. Gjithashtu ky biznes do t’iu ofrojë mundësinë të bëheni pjesë e rrjetit të detektivëve profesionistë, brenda dhe jashtë vendit. Si anëtarë të këtij rrjeti, ju do të ofroni shërbime për detektivë të tjerë privatë, klientë, avokatë, gjyakta etj.

Kur ju nevojitet një liçensë nga shteti!

Liçensa nga shteti nevojitet në momentin që vendosni të drejtoni agjensinë tuaj private investigative dhe të startoni biznesin tuaj si detektiv privat i liçensuar.

Sfidat e Drejtimit të Agjensisë Investigative Private pas Çertifikimit!

Pavarësisht dëshirës së parezistueshme për të drejtuar agjensinë tuaj menjëherë pas çertifikimit, mbetet shumë për të mësuar në këtë profesion intrigues. Instituti Shqiptar i Detektivit Privat i’u rekomandon të punoni fillimisht pranë një agjensie investigative, me qëllim fuqizimin e aftësive profesionale e të fitoni mjaftueshëm eksperiencë për të ndërtuar marrëdhënie pune rezultative me klientët, kompanitë e sigurimeve, firmat e biznesit dhe individë të ndryshëm. Gjatë punës suaj do të përballeni me një sërë sfidash për të përmbushur nevojat e klientëve dhe të trajtoni me kujdes ankesat e tyre. Në të kundërt do të përballeni me heqjen e liçensës.  Mos harroni, BIZNESI JUAJ JANË NJERËZIT!