Mirë se vini në Intitutitin e Detektivit Privat, agjensia e parë dhe më e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve të hetimit privat në Republikën e Shqipërisë.
Në qoftë se keni nevojë për një detektiv privat atëherë na lejoni t’ju ndihmojmë. Me përvojën tonë disa vjeçare kemi ndihmuar një numër të madhnjerëzish të zgjidhin problemet e tyre. Ka shumë pak situata me të cilat nuk jemi përballur dhe më e rëndësishmja, pavarësisht nga rrethanat tuaja ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Përse duhet të zgjidhni Institutin e Detektivit Privat? E pra, ka qindra arsye përse mund të na zgjidhni, por këtu janë pesë arsyet kryesore që listojnë klientët tanë se në përbëjmë ndryshimin.
- Ne sjellim rezultate. Sigurisht jo çdo problem ka një zgjidhje të thjeshtë, por ne jemi realistë, këmbëngulës dhe zgjidhim një numër shumë të lartë të çështjeve që na referohen.
- Ekipi ynë i hetuesve ka vite përvojë dhe si të tillë janë mjaft të disiplinuar, që u lejon atyre të japin shpesh zgjidhje të shpejta për një çështje.
- Ne vlerësojmë realisht rastet, kohën e nevojshme për zgjidhjen e tyre dhe kostot e përfshira.
- Ne veprojmë në nivel lokal, kombëtar dhe në mbarë botën. Ne udhëtojmë jashtë Shqipërisë nëse është e nevojshme për të marrë rezultatin që ju nevojitet.
- Jemi miqësorë, të afrueshëm dhe të matur. Ne jemi këtu për tju ndihmuar pavarësisht se cilat janë rrethanat tuaja. Kemi kënaqësinë të flasim me ju në besim të plotë. Shumë raste kërkojnë një nivel të lartë diskrecioni për të zgjidhur një situatë të ndjeshme dhe ne kuptojmë nevojën për konfidencialitet.
Instituti i Detektivit Privat ka ndërtuar një reputacion të pakrahasueshëm bazuar në ofrimin e shërbimit në nivel kombëtar, lokal, së bashku me një staf mjaft të disiplinuar. Aftësitë tona unike na kanë ndihmuar të rritemi për t’u bërë një nga agjesnsitë kryesore në Shqipëri.
Stafi ynë përbëhet nga detektivë privatë meshkuj dhe femra, të cilët ndihmojnë në një gamë të gjerë çështjesh. Sherbimet e ofruara nga ne:
- Investigimet martesore – Nëse shqetësoheni për bashkëshortin ose partnerin tuaj atëherë ky shërbim do t’ju ndihmojë të arrini qetësinë e mendjes që kërkoni.
- Investigimet Tregtare dhe të Korporatave – Një mjedis kompleks biznesi sjell shumë sfida. Ju mund të përballeni me probleme për të cilat ne mund t’ju ndihmojmë, pavarësisht shkallës së kompleksitetit.
- Vjedhja e Punonjësve dhe Mashtrimi i Kompanive Tregtare – Probleme gjithnjë në rritje në kohë vështirësish ekonomike. Ne ofrojmë një gamë shërbimesh të matura dhe efektive, që i’u ndihmojnë të mbroni biznesin tuaj.
- Proçesi i Shërbimit Ligjor Privat – Me një përvojë të gjatë, ne gjithmonë veprojmë me liri të plotë për t’i shërbyer dokumentat ligjorë individëve, firmave tregtare etj, në përputhje me udhëzimet tuaja.
- Mbikëqyrja Elektronike – Një zonë delikate, megjithatë Instituti i Detektivit Privat jep me qera dhe shet një sërë pajisjesh që do t’ju vijnë në ndihmë si, monitorim i pajisjeve të telefonisë; pajisje dëgjimore audio; kamera të fshehta etj.
- Kontroll mbi Historikun e Kaluar– Kohët dhe teknologjia moderne e bën më të lehtë mashtrimin ndaj njëri-tjetrin, duke pretenduar më shumë para, që çon në përsëritjen e gabimeve për të disatën herë. Ne kryejmë një sërë kontrollesh mbi të kaluarën rreth një kompani, stafi pune, ose individi.
- Hetim i Mashtrimeve me Siguracionet– Rritja e problemeve në fushën e siguracioneve private ka ardhur si rezultat i pretendimeve mashtruese për përfitim të lartë nga paratë e siguracionit. Ne ndihmojmë të ndreqim pagesat e panevojshme përmes disa llojeve të hetimeve si, paditë për dëmtime industriale, aksidentet, sëmundjet dhe padi për lëndime fizike ose anketat mbi aksidentet rrugore.
- Investigim Kompjuterik – A keni shqetësime serioze për aktivitetet ose komunikimet që ndodhin brenda shtëpisë tuaj? Shikoni faqen e investigimit kompjuterik për hollësi të mëtejshme se si mund t’ju ndihmojmë.
- Mbikëqyrja – Me një eksperiencë të gjatë në atë që është cilësuar si roli kryesor në industrinë e hetimeve deri tani, ne ndërmarrim një sërë aktivitetesh mbikqyrëse duke përfshirë; vëzhgimet statike, mbikëqyrja celulare, mbikqyrja e fshehtë dhe ndjekja me GPS.
Pa pagesë, pa obligim dhe diskutim konfidencial për mënyrën se si mund t’iu ndihmojmë, kontaktoni në faqen tonë ose na telefononi tani në 067 211 5555.
Jemi në dispozicion 24/7 për 365 ditë në vit, sa herë që keni nevojë. Ne jemi këtu për ju.