Teknologjia spiune

Investigimi privat tashmë është një operacion tejet i sofistikuar. Për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, Instituti i Detektivit Privat investon në teknologjitë më të fundit, duke ofruar gjithmonë tipin e shërbimit që kërkohet. Teknologji të tilla si, kamera të fshehta, pajisje dëgjimi audio, video, GPS dhe mbikëqyrje kompjuterike, janë pjesë e rëndësishme e kompletit të punws tw detektivëve privatë.

Ligji në Republikën e Shqipërisë është shumë i rreptë për atë që është e pranueshme në gjykatë. Përdorimi i teknologjisë së spiunazhit ndihmon ndjeshëm në ndërtimin e një hetimi, veçanërisht në rastet kur kërkoni të mblidhni dëshmi kundrejt një  punëdhënësi ose një bashkëpunëtori në biznes. Në rrethana të tilla, përdorimi i teknologjisë i’u vjen në ndihmë të ndërtoni një rast bindës. Detektivët tanë privatë do të ngrenë strategjinë operative, si dhe do të përcaktojnë se cilat pajisje janë të nevojshme për mbledhjen e  provave të pranueshme në Gjykatë.

Shumë profesione përdorin shërbimet e detektivëve privatë dhe pajisjet spiune. Në përgjithësi profesionet ligjore dhe financiare i përdorin ato më së shumti, por ato përdoren gjithnjë e më shumë nga industria, shitja me pakicë, por dhe nga publiku i gjerë. Rastet tipike të përdorimit të tyre janë hetimi i mashtrimit me sigurimet, mashtrimi në biznes, vlerësim biznesi ose mbledhja e provave për sjelljen anti-sociale. Këto janë disa prej shërbimeve, përveç atyre tradicionale, të ofruara nga detektivët privatë tek publiku i gjerë. Telefononi tani për konsulencë falas në +355 67 211 5555.

Instituti i Detektivit Privat gjithashtu ofron një nga shërbimet më të kërkuara atë të Kundërmasave Teknike - ose quajtur ndryshe Zbulimi i Pajisjeve Spiune. Për shumë vite teknologjia e spiunazhit ka qenë e disponueshme, por jo aq e disponueshme sa në tashmen, ku pajisje të tilla gjenden me lehtësi. Subjekte tregtare, kompani biznesi, si dhe individët privatë, të cilët janë të shqetësuar se bisedat e tyre private po përgjohen, të na telefonojnë në +355 67 211 5555 për zhvillimin e një konsulte me specialistët tanë.

Detektivët tanë përdorin teknologjinë në një gamë të gjerë shërbimesh hetimore, ku përshihen:

  • Mbikëqyrja elektronike
  • Monitorimi i kompjuterave
  • Anti Përgjimi
  • Ndjekja e automjeteve / aseteve
  • Kundër Mbikqyrja
  • Gjurmimi i aseteve
  • Siguria juaj
  • Zbulimi i gënjeshtrës
  • Parandalimi i Krimit

Çdo rast është i ndryshëm dhe kërkon një qasje ndryshe. Përdorimi i teknologjisë së spiunazhit të kombinuar me ekspertizën dhe eksperiencën e detektivëve tanë, do t'ju mundësojë të gjeni zgjidhjen më të mirë për rrethanat tuaja.

Nëse jeni institucion shtetëror që keni nevojë për një detektiv, me qëllim identifikimin e mashtrimit, një kompani që dëshiron të mbrohet nga rrjedhja e informacionit, ose publiku i gjerë i cili dëshiron më shumë mbrojtje në shtëpinë e tij, atëherë mos nguroni të na telefononi për konsulencë falas.

Veprimtaria kriminale në shtëpi apo biznesin tuaj mund t’ju dëmtojë emocionalisht dhe financiarisht nëse jeni viktimë. Teknologjia e spiunazhit mund të jetë “roja juaj” ose një nga mjetet që përdorni për të mbrojtur atë që është e drejtë e juaja.

Bisedoni me një ekip të specializuar tani në +355 67 211 5555 për të diskutuar më hollësisht mbi kërkesat tuaja.