Instituti i Detektivit Privat bashkëpunon ngushtëssiht me Kompaninë “Siguri Inteligjencë sh.p.k”, e cila është një kompani lider në fushën e tregëtimit të produkteve të sigurisë dhe hetimit privat.
Ne tregëtojmë produkte të teknologjisë së lartë për shërbimet e sigurisë private, hetimet private dhe veçanërisht ato të organeve hetimore shtetërore, kontroll ambientesh etj.
Në sajë të marrëdhënieve të ngushta me furnizuesit më të rëndësishëm të kësaj industrie, ne zotërojmë një shumëllojshmëri produktesh dhe, në sajë të laboratorit tonë elektronik, me teknikët tanë, ne jemi në gjendje t’i japim formë çdo produkti elektronik me kërkesë të klientit.
Gjithashtu, ne përmbushim çdo nevojë tuajën, duke i’u siguruar informacion të detajuar, konsulencë dhe mostra të produkteve, me shpejtësi dhe profesionalizëm.
Nuk kemi si qëllim të nxisim në asnjë mënyrë veprime të paligjshme. Produktet e publikuara janë të destinuara për përdorim në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të gjitha llojet e vëzhgimeve të ligjshme, mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e personave dhe/ose mallrave, mbledhjen e provave për hetime mbrojtëse, sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në prani të autoritetit prindëror, lufta kundër krimit etj.
Me blerjen e produkteve tona, përdoruesi merr përgjegjësinë e plotë. Ne mohojmë të gjitha përgjegjësitë për përdorim të paligjshëm të produkteve. Blerësi duhet gjithmonë të lexojë ligjet dhe rregulloret në fuqi në vendin e destinacionit. Kushdo që abuzon me produkte të tilla dhe kryen veprime në kundërshtim me ligjin, mban përgjegjësi të plotë, të vetëm dhe të drejtpërdrejtë.
Për të marrë informacion të detajuar mbi përdorimin e produkteve sipas ligjeve në fuqi, mos ngurroni të na kontaktoni në adresën e email-it kontakt@detektivprivat.al, ose nëpërmjet kontaktit telefonik në +355 67 211 5555.