Një hetim penal zhvillohet nëse jeni gjykuar dhe dënuar për një krim, por jeni të sigurt në pafajësinë tuaj për një pjesë ose dënimin e plotë. Shumë njerëz të pafajshëm, ose pjesërisht të pafajshëm, dënohen gabimisht thjesht për shkak të dëshmive të pamjaftueshme gjatë mbrojtjes së tyre. Hetuesit e krimeve pranë Institutit të Detektivit Privat kanë aftësi dhe përvojë në shqyrtimin e çështjeve penale dhe zhvillimin e hetimeve të përqëndruara, për zbulimin e dëshmive të panjohura më parë, në ndihmë të proçesit tuaj të apelimit.
Proçesi i apelimit penal është i ngjashëm me një hetim penal standard, por me fokus të ndryshëm – ju tashmë jeni dënuar dhe keni humbur lirinë tuaj.
Në këtë situatë, koha është tjetike. Koha për apelim është mjaft e kufizuar dhe ka kufizim në numrin e apelimeve që mund të ngrini. Prandaj është jetësore të punësoni një detektiv privat për t’i ardhur menjëherë në ndihmë rastit tuaj.
Një hetues i specializuar në apelimin penal i’u vjen në ndihmë duke gjetur prova më të forta në favorin tuaj. Ata janë të përkushtuar në gjetjen e çdo dëshmitari të mundshëm, së bashku me provën kryesore, se nuk jeni ju ata që këni kryer krimin dhe për të cilin jeni dënuar. Përveç kësaj, detektivët privatë kanë një njohuri të plotë të proçedurave të organeve të policisë. Në qoftë se një proçedurë në dukje e vogël, por mjaft e rëndësishme, nuk është ndjekur në mënyrë korrekte, ose janë fabrikuar fakte për t’iu përshtatur krimit, ne do t’i shfrytëzojnë ato në ankesën tuaj në apel.
Ju jeni arrestuar dhe dënuar, pastaj jeni përballur me kufizim të lirisë, ndërsa policia dhe agjencitë e tjera kanë punuar kolektivisht për të ndërtuar rastin kundër jush. Shumë njerëz dhe burime punojnë kundër jush. Pjesa më e madhe e avokatëve fokusohen më shumë në intervistat me ju, deklaratat e dëshmitarëve dhe provat e gatshme në dispozicion për mbrojtjen tuaj në gjykatë. Në përgjithësi, pjesa më e madhe e avokatëve nuk kërkojnë për prova të reja mbështetëse, ose të kontrollojnë vlefshmërinë e provave të prokurorisë. Detektivët tanë do të analizojnë dokumentet origjinale të gjykatave, sëbashku me avokatin tuaj nëse kërkohet, ndërsa do të vendosin për trajtimin më të mirë të ankimimit të çështjes tuaj në apel. Ata nuk do të lënë asnjë gur palëvizur në kërkimin e tyre për drejtësi.
Kur apeloni vendimin e gjykatës themelore, është e domosdoshme të paraqiteni mirë që me herën e parë, pasi nuk i’u jepet një shans i dytë. Bazat e apelimit të një dënimi duhet të jenë të forta. Për të pasur sukses në Gjykatën e Apelit, ju keni nevojë për dëshmi të reja të pakundërshtueshme që, nëse paraqiten në rastin tuaj origjinal, do të kishin ndikuar në rezultatin, ose dëshminë se procedurat e policisë nuk janë ndjekur në mënyrë korrekte.
N.q.s., besoni se keni arsye për të paraqitur një ankesë, na kontaktoni sot për të diskutuar çështjen tuaj. Për akuzat e reja penale ndaj të cilave nuk është marrë akoma një vendim, ju lutemi referojuni shërbimeve tona të mbrojtjes penale.