Set bonifikimi – Set i plote spy

Set professional i kompletuar për bonifikime SPY FULL KIT i përbërë nga:

ENDOSKOP

Pajisje për kërkimin e përgjuesve deri në vendet më të paarritshme. Ky endoskop special është i pajisur me monitor lcd me ngjyra, minitelekamer sondë dhe ndricim led. Ideal për shikimin në hapsira të fshehta.

DETEKTOR SPY RADAR

Produkt për kërkimin e çdo tip mikro-përgjuesi. Përvec skanimit të frekuencave arrin të tregojë të gjithë përgjuesit e llojeve të reja me GSM, lokalizuesit satelitarë të instaluar në makinën tuaj dhe sinjalet UMTS.

Është i pajisur me 4 led, një prej tyre tregon se detektori është në funksion dhe tre të tjerë tregojnë mbi njohjen e ditancës dhe drejtimin e sinjalit. Gjithashtu është i pajisur me sinjalizues akustik ndërveprimi. Funksionon nëpërmjet baterisë së brendëshme të rikarikueshme.  Mbulon skanimin nga 1 Mhz deri në 6 Ghz. Pajisje me material mjaft rezistues (LINJË PROFESIONALE ALUMINI)

DETEKTOR KAMERA SPY:

Produkt profesional për kërkimin e çdo lloj telekamere. Tregues nëpërmjet dritës led dhe sinjalit akustik. Ky produkt i realizuar në laboratorët Spyzone, propozohet si më i miri i llojit të vet.

Funksionon nëpërmjet baterisë së brendshme me litium dhe mbulon një skanim nga 1Mhz deri në 6 Ghz. Produkti i realizuar me material shumë rezistues (LINJË PROFESIONALE  ALUMINI).

DETEKTOR TELEFONSPY

Aparat profesional special që na lejon të verifikojmë sigurinë e linjës telefonike.  Ky “xhevahir” teknologjik instalohet lehtë dhe na lejon të zbulojmë në qoftë se dikush nga jashtë “ka ndërhyrë” në bisedimet tona telefonike.

Përdorimi dhe funksionimi: Mjafton të lidhni Detektorin Telefon Spy në linjën telefonike. Në momentin e lidhjes do të ndizet sinjali led i verdhë. Kur receptori i telefonit do ndizet led me dritë të kuqe.  Në qoftë se pas uljes së receptorit, ledi qëndron akoma me dritë të kuqe, do të thotë që linja nuk është e sigurtë dhe duhet kontrolluar.

DETEKTOR RRJETI SPY

Ky detektor na mundëson të kontrollojmë në pak sekonda të gjithë impiantin elektrik të ndërtesës apo shtëpisë në të cilën dyshohet që mund të jenë instaluar pajisje me valë përcjellëse. Mbulon të gjitha frekuencat e transmetimit të mundshme në linjën elektrike 220V.  Kontrolloni cdo prizë të lidhur në shtëpi thjesht duke lidhur pajisjen në një prizë cfarëdo. Nuk ka nevojë për bateri, ushqehet nga rrjeti 220V.

DETEKTOR PËRGJUESISH

Tregues profesional për telekamera.

SC 1- PLUS

Frekuencometër portabël, fryt i viteve eksperiencë dhe kërkim i përparuar i teknologjisë. I fabrikuar mbi komponentë elektronikë të përzgjedhur, për të garantuar besueshmëri dhe funksionim optimal pas shumë viteve përdorim.

INTERCEPTOR ULTRASONIC

Pajisja speciale profesionale e aftë për gjetjen dhe zbulimin e mikrosferave të fundit tejzanor që veprojnë në brezin audio tejzanor. Ky artikull është i risi në mbarë botën. Detektor me LED dhe sinjal akustik / dridhje. Funksionon me bateri të brendshme të litiumit të rimbushur.
Zbulon kryesisht të gjitha valët audio përtej 18 kHz.

INTERCEPTORI INFRARED

Interceptori infrared është një tjetër pajisje speciale e aftë për të identifikuar çdo lloj burimi ndriçimi drite infra të kuqe (që për sytë tanë është e padukshme). Këtë e tregon nëpërmjet sinjaleve ndriçuese led dhe sinjalit akustik me vibrime. Duke parë mënyrën e funksionimit, interceptori infrared është një pajisje e domosdoshme për të verifikuar nëse ka prezenca transmetues me infra të kuqe dhe në të njëjtën kohë mund të identifikoni nësë ka ndërhyrje me lazer nga jashtë. Tregon kryesisht spektrin e përfshirë nga 800 deri 1100 nm (manometër). Funksionon me bateri të brenshme të rikarikueshme me litium.

VIDEOSKANER PROFESIONAL:

Tregues  sinjalesh dhe  telekamera ëireless profesional me bandë frekuencash nga 900 Mhz -3 Ghz dhe nga 5 Ghz – 6 Ghz.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE:

  • Banda ISM : 0.9~5.8GHz
  • Frekuenca :nga 900 MHz në 3 GHz dhe nga 5 GHz në 6 GHz
  • Celës: Auto / Manual
  • Antena: SMA kohëzgjatja e baterisë në punë : 3Hrs
  • Ushqimi: DC 5 V , 650mA(MAX)or AA Bateri DC 1.5V x 4
  • Monitori: 2.5″ Color TFT
  • Frekuenca e pamjes : LCD
  • Përmasat: 123 (L) x 74 (Ë) x 35 (H) mm
  • Pesha: 280g
3800€