Me kompleksitetin dhe natyrën globale të biznesit sot, mosmarrëveshjet vazhdojnë të mbeten një trend në rritje. Si rrjedhojë shumë kompani kërkojnë shërbimet ligjore dhe gjyqësore që ofrohen nga Instituti i Detektivit Privat. Përfshirja në profesionin ligjor, nënkupton mbledhjen e sa më shumë fakteve dhe provave. N.q.s., po kërkoni të mbroni klientin tuaj nga vendimet e pafavorshme të gjykatave, t’i jepni zgjidhje mosmarrëveshjeve, apo të dëshmoni për rastin e klientit tuaj në gjykatë, atëherë kurseni kohë dhe para me shërbimet e ofruara nga Instituti i Detektivit Privat. Ne do të mbledhim provat në interes të çështjes suaj, për t’i shërbyer klientit tuaj efektivisht. Shërbimet e specializuara që ne ofrojmë janë:
Identifikimi i dëshmitarëve, kërkimet në historikun e kaluar të pandehurit, kërkimi i pasurive dhe aseteve për të përcaktuar nëse gjyqësia është e zbatueshme, janë disa nga shërbimet që Instituti i Detektivit Privat trajton çdo ditë.
Ne profilizojmë individë dhe kompani të tëra, duke patur akses në rrjetin tonë të gjerë të kontakteve, dhe kryejmë auditime të sofistikuara mjeko-ligjore për marrjen e informacionit që i’u nevojitet. Si shërbim mbështetës ligjor dhe gjyqësor, ne jemi ekspertë në mbledhjen fakteve që ‘vështirë të merren’, ndërsa ofrojmë konsulencë që i’u jep një prespektivë të qartë të çështjes me të cilën po përballeni, qoftë një hetim mbi siguracionet, hetim të aksidenteve rrugore, ose intervistim të dëshmitarëve. Cilido qoftë rasti, besojani çështjen tuaj Institutit të Detektivit Privat, i cili do t’iu mbështesë në çdo hap të ndërmarrë.
Përfitimet kryesore të përdorimit të shërbimeve tona ligjore dhe gjyqësore konsistojnë në:
Me mbi 10 vjet eksperiencë në sigurimin e mbështetjes ligjore dhe gjyqësore, Instituti i Detektivit Privat i’u vë në dispozicion raport gjithëpërfshirës dhe të detajuar për të gjitha llojet e çështjeve gjyqësore, të mbrojtjes penale dhe apelit. Ne do të kryejmë të gjitha hetimet e kërkuara, mbledhjen e provave dhe do të paraqesim gjetjet tona në një format të përshtatshëm për të gjitha gjykatat. Nëse kërkohet, ne marrim pjesë edhe në gjykatë për të dhënë dëshmi mbi provat e mbledhura. Për të diskutuar në detaje çështjen tuaj dhe në besim absolut, ju lutemi kontaktoni tani në 0692020512 dhe komunikoni më një nga ekspertët tanë.