Instituti i Detektivit Privat është shkolla e parë e njohur dhe çertifikuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Gjithashtu është vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtarë si Insitututi që shfrytëzon programet më të mira në mësimdhënie për çertifikimin e detektivëve privatë. Ne jemi zgjedhja e shumë njerëzve.
Në përbërje të stafit të Institutit të Detektivit Privat janë lektorët dhe instruktorë profesionistë, të diplomuar në Angli dhe Shtetet e Bashkuara, e me përvojë disa-vjeçare.
Të diplomuarit pranë këtij Instituti janë anëtarë të Shoqatës së Detektivëve Privatë, të cilët bashkërendojnë punët në trajtimin e çështjeve që kërkojnë angazhim dhe profesionalizëm. Të diplomuarit në këtë fushë, gjithashtu kanë të drejtën e vetë-punësimit. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë respektimit dhe ruajtjes së standardeve të larta në mësimdhënie për një shkollim profesional të studentëve. Sukses i garantuar për individë ambiciozë.