Mbikëqyrja ka luajtur një rol të rëndësishëm në industrinë e hetimeve për shumë vite dhe ne gëzojmë përvojë të gjatë në të gjitha llojet e aktiviteteve të mbikqyrjes. Shfrytëzimi i provave të mbledhura përmes mbikëqyrjes është dëshmia më bindëse dhe objektive e paraqitur në gjykatë. Kjo i’u ndihmon në vërtetimin ose hedhjen poshtë të rasteve, për sa kohë që janë kryer praktikat e duhura hetimore, në përputhje me ligjin dhe dokumentim të mirë të pamjeve filmike.
Detektivët tanë me përvojë përdorin rregullisht pajisje për mbikqyrje – video për evidentimin e provave që zakonisht janë shumë të vështira për t’u mbledhur. Për shembull, ne përdorim kamera shumë të sofistikuara dhe regjistrues video, që mundësojnë imazhe të cilësisë së mirë dhe specifike në operacionet e mbikëqyrje. Ne gjithashtu kemi automjete për mbikëqyrje speciale , kur kompleksiteti i një hetimi kërkon përdorimin e tyre.
Pjesa më e madhe e detektivëve privatë vijnë nga një eksperiencë e gjatë në policinë e shtetit, ose kanë përvojë shumëvjeçare në terren si detektivë privatë. Ju sigurojmë se stafi ynë është i aftë në të menduarit kritik, gjykim dhe vendimmarrje. Të gjithë këta elementë ndihmojnë në përfundimin me sukses të hetimit.