Shkollimi pranë Institutit Shqiptar të Detektivit Privat I.SH.D.P. për shumë studentë ambiciozë “përkthehet” në sukses të menjëhershëm. Kjo pasi modulet mësimore janë organizuar për të nxjerrë në pah, që në stadet fillestare, pikat tuaja më të forta, për të cilat edhe vetë ju nuk keni qenë në dijeni. Cdo modul mësimor do t’ju pajisë me aftësi të mirëfillta hetimore në fushat kryesore të investigimit privat, të gatshëm për t’u hedhur menjëherë në tregun e punës.
Ju, do të aftësoheni në shtatë fushat kryerore të mëposhtme:
Për të kuptuar të tashmen, duhet të njihni të kaluarën. Gjatë proçesit mësimor do të mësoni se si të kërkoni thelllë në të kaluarën e një individi, statusin e tij social, adresën e banimit, arsimin, burimin e të ardhurave mujore, asetet në dispozicion, rekorde penale nëse ka, mënyrën e jetesës dhe reputacionit që ai gëzon në komunitet. Gjatë proçesit investigativ mbi historikun e jetës së personit, do të përvetësoni taktikën e “goditjes në kokë”, për të formuar “zinxhirin e gjatë informativ”, që nga ana tjetër pasqyron profilin e plotë të individit. Në sferën e investigimeve që lidhen me kandidatët potencialë për një vend pune, do të mësoni se si të vlerësoni saktësinë e kualifikimeve të kandidatit, të identifikoni risqet potenciale në të ardhmen, veçanërisht për ata që kërkojnë pozicion pune si punonjës sigurie, si dhe të përacktoni menjëherë karaktetin e individit. Kjo teknikë i’u aftëson mbi taktikat e kërkimit dhe mbledhjes së informacionit.
Gjatë punës suaj do të përfshiheni shpesh në proçesin e gjetjes së njerëzve, të cilët rezultojnë të humbur ose të larguar dhe kjo për një sërë arsyesh. Me përvetësimin e aftësive të gjurmimit, ju do t’i vini në ndihmë klientëve tuaj në gjetjen e debitorëve, dëshmitarëve, personave të zhdukur, kërkimin e miqve të vjetër, njerëzve të dashur, të miturve që janë larguar pa lënë gjurmë, prindër të divorcuar të larguar me njërin prej fëmijëve, të arratisurit në lirim me kusht dhe të arratisurit nga drejtësia. Ju do të përvetësoni taktikat më të avancuara për gjetjen e këtyre personave. Nëpërmjet shfrytëzimit të formave të ligjshme dhe etike, do të arrini të zbuloni informacion konfidencial mbi informacionin e marrë nga njerëz të tjerë.
Mbikqyrja është proçesi i vëzhgimit diskret pa u zbuluar nga të tretët, me qëllim mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve. Mbikqyrja nuk nënkupton të jesh mjeshtër vetëm në maskim, por të kombinuarit natyrshëm të punës, ku ju veproni si nën radar dhe askush nuk arrin të zbulojë prezencën tuaj. Kjo metodë përdoret gjerësisht në pjesën më të madhe të hetimeve, si p.sh., në format e mashtrimit me siguracionet, lëndime fizike të shkaktuara nga aksidentet rrugore ose në marrëdhëniet e punës, vjedhje të brendshme, si dhe investigimet martesore. Do të mësoni të njëjtat taktika vëzhgimi që përdoren kryesisht nga Grupi i Posaçëm i FBI-së. Gjithashtu do të përvetësoni metoda të shumta sesi kryhet një vëzhgim me anë të përdorimit të mjeteve të teknologjisë së fundit, si GPS dhe mjete të tjera mbikqyrëse pa pilot. Të gjitha këto mjete do t’iu nevojiten për të ndjekur çdo lëvizje të subjektit pa prishur aspak rehatinë tuaj. Dhe, për t’ju ardhur në ndihmë në përvetësimin e aftësive vëzhguese, secili student do të përfshihet në kryerjen e vëzhgimeve reale në terren, në këmbë dhe automjet. Pjesë e rëndësishme do të jetë mësimi i artit të fotografimit dhe përpilimit të raporteve profesionale.
Investigatorët profesionistë punojnë me dhe për avokatët, kompanitë e siguracioneve, laboratorët e mjekësisë ligjore, gjykatat etj. Gjatë proesit mësimor do të mësoni teknikat e hetimet në fushën e mashtrimeve me sigracionet, pronës, zjarrvënies me dashje, lëndimeve fizike, neglizhencës, stimulimit etj. Ju do të zhvilloni aftësi profesionale rreth përdorimit të teknikave të intervistimit dhe marrjes së deklaratave të dëshmitarëve. Do të mësoni mënyrën e shkrimit të raporteve dinamike dhe dhënies së dëshmive profesionale në gjykatë, duke shmangur deklaratat e kundërta dhe ambigue.
Jo pak persona përdorin sot më shumë se kurrë metodat më të sofistikuara për qëllimet e tyre. Klientë që vijnë nga fusha e biznesit kanë gjithmonë nevojë për investigatorë privatë, me qëllim hetimin dhe luftimin e veprimeve keqdashëse që dëmtojnë rëndë personalitetin dhe punën e tyre. Ju do të mësoni se si të zbuloni dhe eleminoni vjedhjet në ambientet e brendshme të bizneseve, shpërdorimin e mallit, manipulimin me financat e listë -pagesat etj. Do të aftësoheni si të punësoheni në formën e një agjenti të fshehtë për të zbuluar vjedhësit, ose abuzuesit e rastit.
Pothuajse çdo investigator privat përballet me sfida të ndryshme, e veçanërisht në mbrojtien e klientëve të pasur dhe familjeve të tyre, të cilëve i’u ofrohet shërbimi i truprojave etj. Në këtë shkollë do të përgatiteni profesionalisht për të mbrojtur veten dhe klientin tuaj, duke përballuar me sukses çdo situatë të vështirë.
Të fillosh një karrierë si detektiv privat bëhet më e lehtë kur trajnoheni dhe diplomoheni pranë Institutit Shqiptar të Detektivit Privat. Pas diplomimit do të keni përvetësuar aftësitë e duhura hetimore-investigative, për të përmbushur me sukses standardet e dëshiruara në profesionin e detektivit privat. Do të mësoni hap pas hapi metodat se si të fitoni vendin e punës pranë një agjensie investigative private të specializuar. Me trajtimin e çështjeve do të kuptoni se çfarë kërkon realisht punëdhënësi juaj nga investigatorët e rinj, si të shkruani një rezume mbreslënëse dhe si të përgjigjeni në intervistën tuaj të parë të punës. Në qoftë se startoni karrierën tuaj me lançimin e agjensisë suaj private, ju do të mësoni sesi të reklamoni biznesin, të zgjidhni emrin e duhur, të përcaktoni çmimet për shërbimet e ofruara, të përmbushni standartet e kërkuara ligjore (liçenca e biznesit, licenca shtetërore) etj.
Ne do t’ju ndihmojë të filloni karrierën tuaj!