Nëse ju personalisht, ose një person i dashur i juaji, është akuzuar gabimisht për një krim, apo është ngritur një akuzë e rreme kundër jush, situata në të cilën ndodheni është sa stresuese, aq edhe traumatike. Përballimi i akuzave penale dhe përpjekja për të vërtetuar pafajësinë, mund të përjetohet si një detyrë e madhe dhe ndonjëherë e pashpresë.
Instituti i Detektivit Privat ofron një gamë të shërbimeve të mbrojtjes penale për t’ju ndihmuar të përballoni akuzat penale. Ne kemi një ekip detektivësh privat me përvojë dhe aftësi për të shkuar përtej përpjekjeve të përfaqësuesit tuaj ligjor, në zbulimin e provave që janë të rëndësishme për rastin tuaj.
Përballimi i akuzave penale ose civile shikohet si detyrë e pakapërcyeshme. Ekipi i prokurorisë ka mbështetjen e policisë, dëshmitarëve dhe agjencive të tjera, ndërsa të gjithë punojnë së bashku për të vërtetuar fajin tuaj. Kjo do të thotë se shumë njerëz dhe burime punojnë kundër jush. Detektivët tanë privatë kanë aftësi dhe burime për të zbuluar prova të reja dhe jetësore për rastin tuaj. Ata janë gjithashtu ekspertë në gjetjen e dëshmitarëve të rinj të mundshëm që ndihmojnë gjatë mbrotjes tuaj.
Një detektiv privat, gjatë mbrojtjes penale, përqëndrohet në gjetjen e provave për të vërtetuar pafajësinë tuaj, ose për të krijuar dyshime të arsyeshme dhe të mjaftueshme në lidhje me përfshirjen tuaj në krim.
Ne përshtasim shërbimet tona për secilin rast individual, edhe nëse jeni fajësuar për një pjesë të akuzave, por jeni të pafajshëm ndaj të tjerëve, ne do të punojmë në gjetjen e dëshmive të mjaftueshme për të mbështetur pafajësinë tuaj.
Ekipi ynë i detektivëve ka një njohuri gjithëpërfshirëse të proçedurave të policisë. Në qoftë se nuk janë ndjekur proçedurat e sakta, ose janë shkelur të drejtat tuaja, ne do t’i përdorim ato për mbrojtjen tuaj.
Avokatë nuk kanë energjinë e nevojshme dhe kohën e mjaftueshme për t’iu kushtuar rastit tuaj, pasi trajtojnë një numër të madh çështjes në ditë. Ndryshe nga avokati, një detektiv privat ka kohë dhe vëmendje për trajtimin me seriozitet të çështjes tuaj. Ne kemi aftësi të mbledhim dëshmitë e nevojshme në mënyrë efikase, diskrete dhe në kohë reale. Kjo nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të fundit dhe metodave të kërkimit. Me një numër të konsiderueshëm burimesh në dispozicion, ne i’u ndihmojmë të gjeni dëshmitarët e mundshëm dhe të zbuloni prova të reja, duke përgatitur një mbrojtje të fortë penale. N.q.s, jeni akuzuar gabimisht për një krim, na kontaktoni sot në numrin 069 20 20 512 për t’ju ardhur në ndihmë, ose të diskutoni përfitimet e angazhimit të një detektivi privat në çështjen tuaj.