Hetim i mashtrimit me siguracionet

Pretendimet mashtruese për përfitim të shumave të padrejta nga siguracioni janë një problem në rritje në mbarë botën. Është vlerësuar se afro 10 përqind e qytetarëve kanë ngritur një kërkesë-padi për përfitim të vlerave të siguracionit përtej atyre reale. Nga ana tjetër, vlerat e mëdha të dëmshpërblimit të përcaktuara nga gjykatat dhe “kultura” jonë në rritje për përfitim të padrejtë të shumave që mbulohen nga siguracioni, e kanë kthyer këtë fenomen një  trend në rritje.

Ne hetojmë çdo pretendim të dyshimtë dhe potencialisht mashtrues për përfitim të padrejtë siguracioni. Gjetjet tona paraqiten në një raport gjithëpërfshirës dhe të pranueshëm nga gjykata.
Hetim i Mashtrimit me Siguracionet

Pavarësisht bindjes tuaj të plotë se një padi është ngritur mbi baza mashtrimi për përfitim të pandershëm, çdo kompani sigurimi duhet të ketë prova të pakontestueshme për të hedhur poshtë pretendimin. Ekipi ynë i dedikuar zotëron aftësi dhe përvojë në zhvillimin e hetimeve të plota dhe diskrete, ku përfshihen një kombinim i metodave të vëzhgimit dhe inteligjencës.

Ne përdorim teknologjinë më të fundit për vëzhgimin e paditësit, shoqëruar me filmime përkatëse, me datë dhe orë, për t’i paraqitur përpara gjykatës nëse kërkohet një gjë e tillë. Ne gjejmë elementët mashtrues në një kërkesë-padi dhe i evidentojmë ato me prova, duke parandaluar çdo pagim shume jo-reale. Ne mundësojmë që çështja të trajtohet nga gjykata në mënyrën e duhur. Në qoftë se kërkohet, stafi ynë me përvojë do të japë gjithashtu mendimin e tij të paanshëm dhe objektiv mbi çdo rast specifik.

Llojet e hetimit

Instituti i Detektviti Privat gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm për trajtimin e pretendimeve mashtruese për përfitim të padrejtë siguracioni, ndërsa kemi arritur një shkallë të jashtëzakonshme të suksesit në tajtimin e padive të mëposhme gjyqësore:

  • Padi në rast të dëmtimeve industriale.
  • Padi gjyqësore ne rast të aksidenteve rrugore, sëmundje dhe lëndime personale.

Ne trajtojmë çdo rast duke ekzaminuar detajet e çështjes dhe diskutojmë me ju çdo dyshim. Ne do të paraqesim opsione të ndryshme zgjidhje, ndërsa do të zhvillojmë hetime sipas specifikës së çështjes. Shpeshherë hetimet tona kryhen fshehurazi, pa dijeninë e paditësit. Për shembull, paditësi pretendon lëndime fizike, ndërkohë filmohet duke shfrytëzuar kohën në një park zbavitje. Prova të thjeshta fotografike ose video janë të mjaftueshme për të shmangur një dëmshpërblim jo-meritor. Sipas nevojës, ne kryejmë intervistim të paditësit  për të gjykuar vlefshmërinë e kërkesës së tij. Nëse dyshoni për një pretendim mashtrues për përfitim siguracioni, kontaktoni Institutin e Detektivit Privat në 0692020512.