Rikupermi i aseteve & Produkteve të vjedhura

Çdo vit, shumë kompani bien viktimë e vjedhjes së aseteve të kompanisë. Nëse jeni pronar i një kompanie, drejtor ekzekutiv, drejtor apo menaxher departamenti, vjedhja e produkteve do të kthehet në shqetësimin primar. Gjithashtu, paaftësia e kompanisë për të rigjetur produktet e vjedhura do të dëmtojë rëndë “imazhin” e saj, ndërsa punonjësit do të ndjejnë mungesë besimi.

Instituti i Detektivit Privat punon me një ekip hetuesish privatë të dedikuar dhe të mirë-trajnuar, të cilët kanë aftësi dhe përvojë në gjurmimin e aseteve të kompanisë dhe gjetjen e personave përgjegjës për vjedhjen.

Asetet e Kompanisë

Vjedhja e kompanisë shfaqet në forma të ndryshme. Mund të jetë një punonjës i pakënaqur që vjedh para ose sende të tilla si, laptopë apo telefona celularë. Gjithashtu, vjedhja lidhet me humbjen e artikujve më me peshë si, automjete, makineri, mallra ose pajisje të tjera të biznesit tuaj. Personi përgjegjës mund të jetë ish punonjës, partner biznesi, bashkëpunëtor, ose edhe një vizitor i  biznesit tuaj. Cilatdo qoftshin rrethanat, detektivët tanë do të kryejnë një hetim të plotë për të zbuluar të vërtetën, gjetjen dhe kthimin e pronës tek ju.

Investigimi i Rikthimit të Aseteve/Produkteve

Ne kemi punuar së bashku me shumë kompani biznesi për rastet e rikthimit së aseteve, duke mbledhur informacion gjithëpërfshirës, përcaktimin e rrethanave të vjedhjes dhe kthimin e mallrave të vjedhur. Ne trajtojmë të gjitha faktet me seriozitet dhe shpejtësi maksimale.

Puna jonë bazohet në mbledhjen e informacionit inteligjent, përdorimin e kamerave të fshehura, si dhe kryerjen e hetimeve të hollësishme në jetën e punonjësve apo kontraktorëve të dyshuar.

Shërbimi i Rikthimit të Aseteve nëpër Botë

Instituti i Detektivit Privat ka aftësinë  të gjejë mallrat kudo nëpër botës, në përputhje me kërkesat ligjore të secilit vend. Pasi mallrat janë gjetur, ndiqen të gjitha procedurat ligjore dhe transportimi i tyre në destinacionin tuaj.

Instituti i Detektivit Privat ofron shërbime të gjetjes dhe rikthimit të aseteve, produkteve, mallrave, makinerive etj në mbarë botën. Nëse kompania juaj ka vuajtur nga humbja e aseteve, duke ju shkaktuar probelme financiare dhe prishje të imazhit të kompanisë, kontaktoni sot Institutin e Privat Detektivit për të gjetur zgjidhje.

Konfidencialiteti është me rëndësi të madhe për ne. Cdo hetim kryhet në mënyrë profesionale. Na telefononi tani në +355 (0) 67 211 5555, për t’ju ofruar ndihmën tonë.