Pas përfundimit të shkollës 1-vjecare, do të pajiseni me Çertifikatë të miratuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, e cila i’u çertifikon zyrtarisht si Detektiv Privat. Pas diplomimit, i’u ofrohet mundësia e të qënit anëtar i Shoqatës së Detektivëve Privatë (rrjeti më i madh i detektivëve privatë në Shqipëri), lancimit të emrit tuaj (ose agjensisë investigative që mund të drejtoni) në faqen online të kësaj shoqate www.shdp.al, si dhe pajisjen me distinktivin/badge si anëtarë me të drejta të plota.
Kurikulat mësimore të shkollës së detektivit privat janë miratuar nga Agjensia e Politikave në varësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë. Ecuria e mësimdhënies i nënshtrohet 1 herë në 6 muaj një auditimi rigoroz të cilësisë nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë pë sigurimin e ruajties së cilësisë në mësimdhënie. Kjo shkollë është projektuar për plotësimin e nevojave specifike të studentëve dhe/ose të punëdhënësve të tyre, të përshtatura me tregun e punës. Çertifikimi me sukses i’u hap rrugën për kualifikimeve të tjera si detektiv privat në të ardhmen.