Mbikëqyrja e automjeteve / mallrave

Në vitet e fundit, kërkesat për mbikëqyrjen e automjeteve dhe mallrave është rritur për një sërë arsyesh. Pajisjet mbikëqyrëse përshtaten në automjete dhe mjete të tjera për të mbikëqyrur lëvizjet e automjetit, personit, mbrotjen e punëtorëve në zona të rrezikshme, ose të kontrollojnë nëse proçedurat e kompanisë janë kryer sipas udhëzimeve të klientit.

Instituti i Detektivit Privat përdor teknologjinë më të fundit për ndjekjen e automjeteve dhe mallrave anembanë botës.

Teknologjia e Ndjekjes së Automjeteve dhe Mallrave

Instituti i Detektivit Privat përdor teknologjinë e përparuar të GPS dhe GSM, e cila  mundëson monitorim të ambienteve, automjeteve dhe mallrave 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Gjithashtu, i'u vemë në dispozicion raport të detajuar të rrugëve të përshkruara, vendodhjes dhe shtrirjes në kohë.

Në varësi të kërkesave tuaja, ne mund t'iu vemë në dispozicion këtë informacion si një raport të drejtpërdrejtë ose duke përdorur të dhëna historike, bazuar në ditët dhe orët që dëshironi të kontrolloni.

Na telefononi sot për konsulencë se si mund t’ju ndihmojmë në situatën tuaj. +355 67 211 5555. Sistemi ynë nuk është i bazuar në ëeb, që do të thotë se është 100 për qind i sigurtë.

Përse mbikëqyrja e automjeteve & mallrave është e domosdoshme

Mbikëqyrja e automjeteve dhe mallrave përdoret në një numër të hetimeve të korporatave ose private, duke përfshirë:

  • N.q.s dyshoni se punonjësi përdor automjetin e kompanisë për përdorim privat, ose punon për një kompani tjetër.
  • Nëse dyshoni se punonjës ka devijuar nga rruga e rënë dakort, ose i ka shkaktuar biznesit shpenzime të panevojshme.
  • Të mbikqyrni në kohë reale mallra me vlerë të lartë, si anijet ose karvanët.
  • Informacion mbi vendodhjen e kontenierëve.
  • Nëse dyshoni tek një punonjës për shkelje të kontratës ose vjedhje në biznes.
  • Nëse besoni se partneri ose bashkëshorti juaj është duke i’u mashtruar.

Investimet e korporatave në sistemet e ndjekjes së GPS ose GSM mund të çojnë në kursime afatgjata. Kjo teknologji përmirëson efikasitetin e fuqisë punëtore, zvogëlon shpenzimet e panevojshme të biznesit, si dhe redukton mundësinë e humbjen së mallrave me vlerë. Është gjithashtu një mënyrë efektive për sigurimin e operacioneve të mbikëqyrjes dhe një mënyrë më pak ndërhyrëse për vëzhgimin e një individi.

Sistemi i mbikëqyrjes së automjeteve dhe mallrave është mjet i domosdoshëm, vecanërisht kur jeni në dijeni të sjellejeve të pandershme nga të tjerët.

Sapo të kemi përpiluar një raport të detajuar të gjetjeve tona, atëherë mund të diskutojmë nëse keni nevojë për mbikëqyrje fizike pasuese.

Në qoftë se dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve tona të mbikëqyrjes së automjeteve dhe mallrave, kontaktoni sot Institutin e Detektivit Privat.

Ju lutemi na kontaktoni direkt duke na shpjeguar situatën në adresën e e-mailit kontakt@detektivprivat.al ose në numrin e telefonit në +355 67 211 5555 dhe një operativ me përvojë do t'ju këshillojë në rrugën tuaj.