“Spiunazhi i Korporatës ose Industrisë” nënkupton operacione të ndërmarra nga një kompani kundrejt një kompanie tjetër, me qëllim fitimin e avantazhit konkurues në tregjet vendase ose globale. Thënë më thjeshtë, Spiunazhi Industrial është proçesi i mbledhjes së informacionit mbi objektivat ekonomike ose industrialë të një biznesi tjetër për qëllime përfitimi.
“Vjedhja” e informacionit nga biznesi konkurent është fenomen i zakonshëm. Mjafton një pajisje e vogël përgjimi me vlerë 50 dollarë, e cila mund të çojë në humbjen e një sasie të madhe informacioni konfidencial, që dëmton rëndë fitimet dhe kredibilitetin e kompanisë në treg. Ndryshe njihet me termin “spiunazh teknik” dhe është një modus operandi i zakonshëm. Megjithatë ekzistojnë edhe forma të tjera të spiunazhit që mund të jenë në shënjestër, përfshirë asgjësimin, menaxhimin e mbeturinave dhe personelin kyç.
Sigurimi i personelit kyç dhe menaxhmentit nënkupton sigurimin e vlerës së informacionit të vetë kompanisë. Mbledhja e informacionit nga sektorët kyç të një kompanie është qëllimi i çdo spiunazhi industrial dhe nuk duhet të neglizhohet. Mbrojtja më e mirë mbetet qëndrueshmëria e sistemit, që bazohet në kriptimin/fshehjen e komunikimeve, ruajtja e të dhënave të ndjeshme, rritja e nivelit të sigurisë së brendshme dhe të jashtme, si dhe trajnimi i stafit.
Në marrjen e masave kundër Spiunazhit Industrial, Instituti i Detektivit Privat ndihmon biznesin ose kompaninë tuaj për të zhvilluar dhe vënë në veprim një politikë gjithëpërfshirëse të sigurisë së brendshme, duke filluar me një rishikim të plotë të normave të sigurisë dhe vlerësim të nivelit aktual të sigurisë. Mbikëqyrja teknike dhe kundërmasat duhet të jenë pjesë përbërëse e politikës së sigurisë së çdo kompanie dhe ne e ofrojmë këtë si pjesë të paketave tona të shërbimit, duke shmangur çdo kërcënim potencial për biznesin tuaj.