Dëshmia e Bashkëjetesës

Mbledhja e provave të bashkëjetesës nuk është aspak e këndshme, pasi në shumicën e rasteve shihet si privimi i fëmijës nga mbështetja. Por kjo është larg nga e vërteta, pasi ky investigim shërben për mbledhjen  e provave në një proçes gjyqësor.

Kur divorcoheni nga partneri juaj dhe keni fëmijë të vegjël, secila palë ka përgjegjësinë të ndihmojë me mirëmbajtjen financiare të personit që ka kujdestarinë e fëmijëve. Por, nëse ish bashkëshorti / bashkëshortja / partneri juaj takon një bashkëshort / partner të ri dhe vendosin të jetojnë së bashku, pagesat e pensionit ushqimor detyrimisht ndryshojnë. Kjo si shkak i financave në rritje, kur takohet një partner i ri, që sjell më shumë para në familje.

Shumë, në rrethana të tilla, punësojnë detektivët privatë për të provuar nëse ish partneri i tyre bashkëjeton me një bashkëshort të ri, e të sigurohen që nuk paguajnë më shumë para sesa kërkohet ligjërisht.

Instituti i Detektivit Privat ju siguron dëshmi të sakta, nëse ish partneri juaj po bashkëjeton me një person të ri, për të shmangur përgjegjësitë e rënda financiare. Prova të tilla do të paraqiten në formate të pranuara për të gjitha shkallët e gjyqësorit.  

Zakonisht, janë  rrethanat e fundit që një ish-bashkëshort dëshiron të privojë fëmijën e tij  nga mbështetja financiare, por nëse një partner tjetër banon  në pronën e familjes, atëherë pse duhet të vazhdoni të jeni financiarisht përgjegjës kur rrethanat kanë ndryshuar?!

Është e rëndësishme që dëshmitë të paraqiten në një raport gjithëpërfshirës dhe në përputhje me ligjet aktuale, për të siguruar që provat tuaja janë të sigurta në gjykatë. Hetimet e bashkë-jetesës ndihmojnë gjithashtu me çështjet e ndjeshme të kujdestarisë.

Shpjegoni rrethanat tuaj, dhe ne do t’ju këshillojmë në mënyrën më të mirë. Telefononi në +355 (0) 67 211 5555.