Ekzaminimi Shkencor Audio Dhe Video

NE ANALIZOJMË PAMJET VIDEO & REGJISTRIMET AUDIO PËR GJETJEN E PROVAVE TË SAKTA.

Analiza & Përmirësimi i Pamjeve të Regjistruara

Ekipi ynë ofron ekspertizë në:

  • Përmirësimi i Regjistrimit Audio
  • Verifikimi i Autenticitetit të Audios
  • Përmirësimi i Pamjeve Video
  • Verifikimi i Vërtetësisë së Videos
  • Analiza e Imazhit
  • Fotogrametria
  • Identifikimi i zërit
  • Dëshmia e Ekspertit

PUNONI ME ANALISTËT TANË ME PËRVOJË PËR REGJISTRIMET AUDIO DHE VIDEO

Duket se të gjithë jemi në kamera këto ditë, falë videove të mbikëqyrjes, telefonave inteligjentë, kamerave të panelit, kamerave të trupit të policisë etj. Ata janë dëshmitarë të paanshëm, të cilët mbledhin një sërë provash. Por pamjet filmike, jo gjithmonë tregojnë një histori të qartë. Çështjet teknike, këndet e çuditshme, imazhe të turbullta - të gjitha këto fshehin detaje jetësore. Këtu hyjnë ekspertët tanë. Ata kanë mjetet dhe përkushtimin për të përmirësuar imazhet fotografike video dhe cilësinë e zërit audio.

PËRMIRËSONI QARTËSINË E IMAZHEVE

Kthejini pamjet e errëta dhe të turbullta në në imazhe të qarta. Ato janë prova jetike për çështjen tuaj.  

IDENTIFIKONI ZËRIN E PERSONIT

Përputhni zërat e regjistruar me printimet zanore, për të përcaktuar se kush tha çfarë.

DALLONI MONTAZHIN

Përcaktoni nëse një video ose foto është ndryshuar.

FITONI ÇËSHTJEN TUAJ

Raporti ynë dhe dëshmia e ekspertit mund të shfrytëzohen në Gjykatë, në interest të mbrojtjes së çështjes suaj.

Çfarë bën ekipi ynë ekspert

Përmirësimi i imazheve audio & video nuk funksionon gjithmonë mrekullisht si në filmat e preferuar televizivë, por ekipi ynë shpesh arrin rezultate të mahnitshme.

  • Përcaktimi nëqoftëse një foto ose video është ndryshuar.
  • Përcaktimi nëse një video është origjinale, apo kopje.
  • Analizimi i pamjeve të regjistruara video, kornizë pas kornize, në kërkim të të dhëna që zbulojnë një falsifikim.
  • Ekzaminim i formatit të videos, parametrat e kodimit, strukturën e skedarit, meta- data të tilla si, vulat e kohës dhe datës.
  • Identifikim i kamerës burimore, e përdorur për të regjistruar një imazh specifik ose video.
  • Identifikimi i objekteve në një foto ose video. Për shembull, ne përcaktojmë nëse një video tregon një automjet ose ndërtesë të veçantë.
  • Rikuperimi i të dhëna nga paneli i një aparati fotografik, të shkatërruar gjatë një përplasjeje.
  • Ekspertët tanë punojnë me një gamë të gjerë të formateve të regjistrimit audio dhe video, shumë prej të cilave nuk arrihen të analizohen nga agjensitë e zbatimit të ligjit.
  • Ne krahasojmë zërat në materialin e regjistruar për të mundësuar identifikimin e personit.

Forenzika Audio & Video zgjidh një sërë problemesh të zakonshme

Shumë gjëra mund të shkojnë keq kur shkrepni një foto ose regjistroni një video:

  • Aparati Fotografik shpesh na japin pamje të turbullta ose të errta.
  • Regjistrimi nga distance të largëta, jep imazhe me rezolucion të dobët.
  • Fotografimi i objekteve në ecje, jep imazhe të paqarta.
  • Ndriçimi i dobët ose drita e pasqyruar në sfond jep imazhe të errëta, të paqarta.
  • Zhurmat në sfond e bëjnë të vështirë identifikimin e fjalëve të thëna në një bisedë.  

Të gjitha këto nënkuptojnë që një imazh nuk arrin të kapë fytyrën e një personi, një targë automjeti, apo një tabelë të qarkullimit rrugor. Nevojitet një hetim digjital ekspert për të zhbllokuar provat.

 

RAST STUDIMI

Është e vështirë të imagjinohet një ditë moderne pa kamera vëzhgimi video, telefona inteligjentë, kamera tabletësh, kamera pultesh, kamera veprimi dhe kamerat e trupit. Mijëra kamera kapin çdo ditë mijëra ngjarje të ndryshme. Ashtu si dëshmitarët e paanshëm, ata janë gati të tregojnë atë që panë. Kur bëhet fjalë për hetimet e një krimi, nuk është për t'u habitur që regjistrimet video bëhen prova më jetike. Sidoqoftë, nuk është e pazakontë që cilësia e regjistrimit, specifikat teknike të kamerës dhe faktorë të tjerë, të ndikojnë në cilësinë e regjistrimit të videos. Ndonjëherë, nuk ka siguri të plotë që pamjet video do të pasqyrojnë ngjarje të vërteta.

Si rezultat, regjistrimi i imazheve video kontribuon në zbulimin e së vërtetës, vetëm me përfshirjen e ekspertëve të kriminalistikës digjitale. Ata përdorin pajisje të specializuara për të siguruar që video e regjistruar, shërben si provë e pakontestueshme dhe informuese në një proçes gjyqësor. Ekspertët duhet të kapërcejnë shumë sfida, madje edhe një video e thjeshtë paraqet probleme të konsiderueshme. Ekzistojnë dhjetëra formate moderne të regjistrimit digjital dhe regjistrimeve analoge (për shembull, VHS).

Konvertimi i videos në një format të nevojshëm nuk mund të arrihet thjesht duke u konsultuar me Google, apo duke shkarkuar një program konvertimi.

Modele të panumërta të sistemeve të mbikëqyrjes kanë formatet e tyre video të konvertueshme. Por, nuk ka asnjë garanci që konvertimi nuk do të “shkatërrojë” detajet mikroskopike të figures, që janë dhe elementë kritikë analizimi. Vetëm një ekspert kriminalistik garanton rezultate të sakta.

Marrja e informacionit të nevojshëm shpesh kërkon më shumë sesa thjesht shikimin e imazheve dhe pamjeve video. Për shembull, kamera të shumta regjistrojnë të njëjtën ngjarje. Nëse regjistrimet ri-prodhohen njëra pas tjetrës, është e vështirë të përputhen detajet. Është shumë më e lehtë për ta përmbushur këtë, duke analizuar të gjitha regjistrimet njëkohësisht. Por, së pari, regjistrimet duhet të sinkronizohen. Regjistrimet e sinkronizuara riprodhojnë njëkohësisht të njëjtat ngjarje. Ky proçes lejon të shikoni ngjarjet nga kënde të ndryshme dhe të kapni detaje kritike.

Kontributi i ekspertit shpesh kërkohet kur videos i mungojnë detajet e nevojshme. Mund të ndodhë për arsye të ndryshme:

 

o   Regjistrimi video shfaqet në pamje të lëkundshme.

o    Regjistrimi për distance të largëta shfaq rezolucion të ulët të figurës.

o   Lëvizja e shpejtë e objektit të regjistruar dhe fokusimi automatik i kamerës së ngadaltë jep imazhe të paqarta.

o   Drita e pamjaftueshme, ose drita e fortë reflektojnë në drejtimin e kamerës (ndriçimi i pasmë) prodhon një imazh të errët.

o   Karakteristikat e kamerës, të tilla si dimensionet e kornizës 360 X 250 gjithashtu ndikojnë në cilësi.

o   Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë, nuk është e garantuar që një video mund të kapë qartë targën e makinës ose fytyrën e kriminelit.

o   Kur bëhet fjalë për përmirësimin e imazheve video, është naive të presësh një mrekulli nga një ekspert, i ngjashëm me historitë e treguara në shfaqje fiktive të krimit. Sidoqoftë, softueri modern i përmirësimit të videos ndonjëherë mund të prodhojë rezultate të mrekullueshme.

 

PËRMIRËSIMI FORENZIK I IMAZHEVE VIDEO

 

Një nga përgjegjësitë kryesore të ekspertit shkencor të imazheve video është përcaktimi i vërtetësisë së videos dhe identifikimi i çdo ndërhyrjeje në video. Imazhet dhe regjistrimet video ndryshohen lehtësisht nga programe të ndryshme si MovieMaker, që lejon fshirjen e fragmenteve të videos ose shkurtimin e sekuencës. Në këtë rast, videoja e ndryshuar nuk përcjell ngjarje të vërteta. Si rrjedhojë, përpara se të përdorni prova të imazheve video, është e rëndësishme të shqyrtoni nëse është e ndryshuar apo jo.

Kjo detyrë komplekse realizohet në dy faza. Gjatë fazës së parë, eksperti vlerëson videon për të përcaktuar nëse është origjinale apo kopje. Termi video origjinale përdoret vetëm për t'iu referuar videos së kapur nga pajisja gjatë regjistrimit. Kopjimi nënkupton thjesht se skedari video është kopjuar në një pajisje tjetër, pajisja që nuk është përdorur gjatë regjistrimit të videos. Kopjimi gjithashtu i referohet redaktimit të formatit të skedarit, rimodelimit dhe rikompresimit. Vetëm një ekspert i trajnuar në kodimin e videos nëpërmjet pajisjeve të ndryshme, arrin në vërtetësinë e materialit video.

Falsifikimi profesional nuk dallohet lehtë pa mjete të posaçme, siç është softueri modern kriminalistik. Në këtë rast, ekspertët kriminalistë konkludojnë vërtetësinë e videos duke inspektuar nga afër cilësitë e ndryshme të videos, të tilla si formatin e videos, parametrat e kodimit, strukturën e skedarit, meta-data dhe, më e rëndësishmja, verifikimin e imazhit në secilin prej dhjetëra ose mijëra kornizave. Është një proçes sa i lodhshëm aq edhe i gjatë. Pa këtë analizë, ekspertët nuk do të jenë të sigurtë nëse videoja përshkruan sekuenca të vërteta dhe jo pamje që dikush dëshironte të shikonte.

IDENTIFIKIMI I OBJEKTEVE

Ekspertët tanë duhet të gjejnë karakteristikat identifikuese duke përdorur një imazh. Këto karakteristika duhet të dallojnë një imazh nga mijëra imazhe të ngjashme. Tjetra, është thelbësore të krahasosh karakteristikat e objektit të verifikueshëm kundrejt karakteristikave të kopjuara të objektit. Kjo punë është e ngjashme me lojën e një fëmije “Gjej Diferencën”. Aftësia e ekspertit ndikon në fatin e palëve të interesuara të përfshira në hetimin e videos.