Përpjekja për të ndarë faktin nga imagjinata, thashethemet nga hamendja dhe përcaktimi i afateve kohore të qarta, koherente dhe gjithëpërfshirëse të fakteve është konsumues kohe, por mbetet element thelbësor i çdo hetimi.
Instituti i Detektivit Privat gëzon reputacion të jashtëzakonshëm në mbledhjen e informacioneve dhe provave në favor të çështjeve gjyqësore në gjykim, mbrojtjes penale dhe gjykimeve në apel, ku raportimi i detajuar dhe gjithëpërfshirës merr rëndësi të madhe. Ekipi ynë i detektivëve privatë kontraktohet rregullisht nga firmat ligjore, firmat tregtare dhe individë privatë, për mbledhjen e dëshmive që i’u nevojiten në mbështetje të rasteve të tyre.
Në thelb, një detektiv privat është një qytetar i rregullt me të njëjtat të drejta dhe qasje në informata si qytetarët e tjerë. Atëherë përse duhet të kontraktoni një të tillë?
Detektivët privatë janë të shkëlqyer në punën e tyre. Ata kërkojnë informacione online dhe kanë aftësinë të shikojnë dhe dëgjojnë individët e tjerë pa paragjykime dhe pengesa.
Nga ana tjetër, avokatët kanë ngarkesa të mëdha në zgjidhjen e çështjeve, kompanitë kanë biznese për të drejtuar dhe individët privatë kanë jetën dhe punët e tyre. Ndërsa një detektiv privat ka kohë dhe vëmendje për të trajtuar rastin tuaj. Ata gjithashtu gëzojnë më shumë liri se policia dhe nënpunëit e ligjit, të cilët duhet t’i përmbahen proçedurave strikte.