Çdo vit, qindra aksidente ndodhin në të gjithë Shqipërinë, duke marrë jetë dhe prekur shumë të tjerë përmes lëndimit të përhershëm, ose humbjes së aftësisë për të punuar. Në Institutin e Detektivit Privat, ne kemi një ekip të dedikuar detektivësh privatë, që janë të aftë në hetimin dhe rindërtimin e skenës së aksidenteve, si faktor vendimtar për gjetjen e fakteve dhe parandalimin e aksidenteve të ardhshme. Ne punojmë për kompani sigurimi, avokatë dhe individë privatë.
Aksidentet rrugore përbëjnë pjesën më të madhe të punës tonë, por ne gjithashtu kemi përvojë në hetimin e aksidenteve në vendin e punës, aksidentet industriale dhe pretendimet e ngritura mbi përgjegjësinë publike. Ne gjithashtu punojmë me kompanitë e sigurimeve për të hetuar rreth pretendimeve mashtruese me sigurimet.
Aksidentet ndodhin aq shpejt, sa që shpesh është e vështirë të mbahen mend rrethanat e sakta të ngjarjes. Ne kemi përvojë në rindërtimin e skenës së aksidenteve, që është faktor kyç në të kuptuarit e asaj që ka ndodhur me të vërtetë.
Detektivët tanë shqyrtojnë rrethanat e aksidentit dhe komunikojnë me çdo dëshmitar për të ndihmuar në përcaktimin e përgjegjësisë. Të gjitha dëshmitë tona janë paraqitur në një raport të qartë, konciz dhe gjithëpërfshirës, i cili ndihmon që rasti juaj të ngrihet në gjykatë.
Hetimi i një aksidenti përfshin një numër elementash të ndryshëm. Hetuesit tanë do të vizitojnë skenën ose vendodhjen e aksidentit dhe përpilojnë skica të detajuara e të sakta të skenës së ngjarjes. Ne gjithashtu do të marrim dëshmi fotografike dhe do t’i paraqesim këtë në raportin tonë, së bashku me çdo vërejtje me shkrim rreth vendodhjes së ngjarjes.
Detektivët tanë do të intervistojnë të gjithë personat e përfshirë në aksident, si dhe çdo dëshmitar. Si agjensi hetimi private, ne kemi një rekord të shkëlqyer për gjetjen e dëshmitarëve, të cilët duhet të dëshmojnë për rastin tuaj. Të gjitha intervistat regjistrohen, transkriptohen dhe përdoren si provë në gjykatë.
Përveç kësaj, në aksidentet e trafikut rrugor, ne bëjmë një ekzaminim të plotë të automjeteve, si ekzaminim i frenave, sistemi i drejtimit dhe gjendja e gomave, për të hedhur më shumë dritë mbi shkakun e aksidentit.
N.q.s. keni qenë i përfshirë në një aksident dhe doni të vërtetoni pafajësinë tuaj, apo dëshironi të përcaktoni faktet reale të aksidentit, kontaktoni Institutin e Detektivit Privat në +355 (0) 67 211 5555.
Ne kemi një rekord të shkëlqyer të kryerjes së hetimeve profesionale dhe të plota. Shërbimet tona i përshtaten plotësisht nevojave tuaja.