Një numër i konsiderueshëm bankash dhe kompanish tregtare bien në kurthin e po të njëjtit gabim, duke ngritur padi në gjykatë për një individ debitor, ose kompani debitore. Ky vendim merret shpesh herë pa investiguar më parë mbi statusin real financiar të kompanive / individëve debitorë. Supozimi juaj është i gabuar nëse mendoni se vendimi i gjykatës do të jetë gjithmonë në favorin tuaj, edhe në qoftë se besoni se keni të drejtë.
Sigurohuni paraprakisht mbi statusin e subjektit tregtar, kundër të cilit ju dëshironi të ngrini padi penale. Çdo hap i ndërmarrë për fillimin e proçedurave gjyqësore do t’a rëndojë edhe më shumë barrën e borxhit tuaj dhe do t’ju shpenzojë edhe më tepër para. Para se të vazhdoni të humbisni paratë tuaja, të harxhoni kohë në trajtimin e rasteve që nuk kanë vlerë për ju, merrni informacion e duhur mbi gjendjen financiare dhe asetet e debitorit tuaj.
NE ju ofrojmë shërbim profesional mbi kërkimin dhe gjetjen e pasurive të fshehura të debitorit tuaj. NE përdorim rrugët ligjore për marrjen e informacionit të nevojshëm. Kjo nënkupton se çdo informacion që ne sigurojmë përbën një provë të ligjshme për t’u prezantuar në gjykatë, në favor të çështjes tuaj.
Për shembull, nëse jeni i përfshirë në proçedura divorci dhe besoni se partneri juaj po fsheh pasuritë e tij, ju rezervoni të drejtën të dini të vërtetën. NE ju ndihmojë të zbuloni mashtrimin e tyre.
Si detektivë profesionistë do të përpiqemi të gjejmë prova të sakta mbi pasuritë e tyre, si p.sh., investimet e tyre në fushën e biznesit, pronat dhe asetet që disponojnë, automjetet në përdorim, apo të ardhurat mujore etj. Ata nuk mund t’ju shmangen detyrimeve të tyre. NE ju ofrojmë këtë lloj shërbimi si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj