Hetim i profilit të konkurentit

Njohuritë dhe informacioni rreth tregjeve të mundshme është i rëndësishëm, por po aq i rëndësishëm është të dini mbi profilin e konkurentit tuaj. Ju, në pozitën e Administratorit të Biznesit, keni punuar shumë të fitoni përparësi në treg dhe dëshironi të ruani të njëjtin status. Përpjekja për të krijuar një pamje të plotë të profilit të konkurentit tuaj, është një harxhim kohe i tepërt. Ju, keni nevojë për informacion të ri, për të konkuruar me ta në një mjedis konkurence, ku ekzistojnë gjithmonë padrejtësi.

Jeni pikërisht ju që e njihni më së miri tregun tuaj dhe çfarë i’u bën konkurent në zonën tuaj të produktit ose shërbimit. Zhvillimi i një produkti unik dhe që i’u jep përparësi në treg, ju bën menjëherë “të prekshëm” nga oportunistët dhe spekulatorët, të cilët janë të gatshëm të imitojnë produktin tuaj - zakonisht me kopje inferiore, ose të përfitojnë nga informacioni konfidencial strategjik, të fituar në mënyrë të paligjshme. Potenciali për të dëmtuar gjendjen është i lehtë në epokën e teknologjisë mikro dhe avancimit të internetit.

Përderisa imitimi është  i përhapur, kjo mund t'i kushtojë miliona euro pronarëve të ligjshëm, nga emrat  projektues me reputacion ndërkombëtar deri në prototipet e proceseve të reja dhe inovative të prodhimit.

Telefononi Institutin e Detektivit Privat për t’u këshilluar se si mund t’ju ndihmojmë +355 (0) 67 211 5555.

SHËRBIMET E HETIMIT TË PROFILIT TË KONKURENTIT

Stafi ynë me eksperiencë do t’iu ofrojë konsulencë dhe pajisje të teknologjisë së fundit, për të zbuluar pajisje të paligjshme dhe për të luftuar Spiunazhin Industrial......duke ruajtur idetë dhe strategjitë tuaja vetëm për tregun tuaj.

Ne kemi ekspertizën për të ju ndihmuar në menaxhimin dhe kontrollin e situatave të tilla me qëllim që të largojmë dyshimet dhe të rivendosim besimin, ose të konfirmojmë dyshimet dhe t'ju mundësojmë të ndërmarrni veprimet e nevojshme.

Hulumtimet në formën e vëzhgimeve dhe mbikëqyrjes së fshehtë, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve elektronike të fshehta, kanë rezultuar në kursimin e kohës, parave dhe reputacionit të konsiderueshëm për klientët.

Strategjia do të ndryshojë sipas natyrës së rastit. Çdo strategji vlerësohet me kujdes, në mënyrë që të vendoset personeli i duhur, me aftësitë dhe ekspertizën e nevojshme.