Investigim i profilit financiar

Mbasi keni gjetur debitorin e larguar, hapi i rradhës është informacioni nëse debitori posedon paratë që i’u ka borxh. Cdo herë merrni në konsideratë riskun e lartë financiar, nëse rezulton që debitori të mos posedojë vlerë monetare apo pronë në emër të tij.

Instituti i Detektivit Privat do të kërkojë mbi statusin financiar real të debitorit tuaj. Një profil real do t’ju prezantohet në një raport të detajuar rreth statusit financiar të debitorit tuaj. Ky raport përmban  opinionin tonë të informuar dhe të pavarur në lidhje me aftësinë e tyre për të shlyer borxhin e papaguar. Cdo propozim pagese nga ana e tyre do të raportohet në kohë reale dhe saktësisht. Ne ndërmarrim përsipër edhe hetime mbarëkombëatre.  

Rikthimi i Mallrave

Ne marrim udhëzime dhe të veprojmë në emër tuaj nëse keni nevojë për të ri-fituar kontrollin e pronës tuaj, në momentin që keni humbur shpresat. Në mënyrë alternative mund të keni nevoje të riposedoni mallrat ose pronën nga një ish-punonjës i juaji. 

Në Institutin e Detektivit Privat, ne veprojmë me takt dhe diplomaci gjatë rimarrjes së pronës. Agjentët tanë me përvojë janë përzgjedhur për aftësinë e tyre për të mbetur profesionalë dhe objektivë, duke minimizuar potencialin për konflikt.

Për konsulencë na telefononi në +355 (0) 67 211 5555.