Në qoftëse dëshironi shkollim profesional dhe të personalizuar, zgjidhni Institutin Shqiptar të Detektivit Privat.
Në punën e tyre, jo rrallë herë detektivët privatë përballen me çështje komplekse, që rezultojnë në mosmarrëveshje të hapura ndërmjet palëve, duke cënuar rëndë reputacionin e tyre, deri në revokimin e liçencës.
Për mbarëvajtjen tuaj profesionale, tani dhe në të ardhmen, një pjesë e rëndësishme e mësimdhënies i është kushtuar njohjes së përgjithshme të Kodin të Proçedurës Penale dhe Civile të Republikës së Shqipërisë, Kodit të Punës, Kodit të Etikës së Profesionit. Gjithashtu një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe trajtimit të rasteve që vënë në pikëpyetje respektimin e privatësisë. Kjo me qëllim marrjen e vendimeve të drejta dhe shmangien e konflikteve të mundshme. Instituti Shqiptar i Dedektivit Privat ju pajis me strategji, që ju të qëndroni gjithmonë në anën e djathtë të ligjit.
Orët e praktikës do t’ju mundësojnë të praktikoni në terren aftësitë që keni përvetësuar gjatë orëve teorike Thënë thjesht, ju do të ushtroheni në terren duke përdorur aftësitë e detektivëve profesionistë. Nën mbikqyrjen e Instruktorëve, ju ofrohet mundësia e ushtrimeve reale, që janë “guri dhe arra” e kësaj shkolle. Ju do të mësoni nga gabimet tuaja nëpërmjet ushtrimeve të stimuluara në terren, duke marrë njëkohësisht edhe vlerësimin e Instruktorit mbi performancën tuaj.
Avantazhet e ushtrimit në terren janë:
Askush nuk mund t’ju thotë me saktësi se sa vlen një diplomë e miratuar nga shteti. Kjo nënkupton mundësi më të mëdha në tregun e punës, përgjegjësi dhe shpërblim. Detektivët me më shumë kredite profesionale, shpërblehen gjithmonë më mirë. Njerëzit nuk ju pyesin vetëm nëse keni një diplomë, por dhe pranë cilit institut jeni diplomuar. Kjo është një ndër arsyet e rëndësishme përse duhet të diplomoheni pranë Institutit Shqiptar të Dedektivit Privat. Pas përfundimit të trajnimit, ju do të posedoni një Çertifikatë prestigjioze të miratuar në shkallë kombëtare. Kjo Çertifikatë ju jep titullin DETEKTIV PRIVAT .
Të fillosh karrierën si detektiv privat është shumë herë më e lehtë kur ju sigurohet asistencë profesionale. N.q.s keni nevojë për ndihmë në punësim, ose të drejtoni biznesin tuaj në këtë fushë, ne jemi prezent për t’ju këshilluar nga afër. Stafi i I.SH.D.P.-së është gjithmonë në dispozicion me mjetet e tij për t’ju asistuar gjatë karrierës tuaj, përfshirë këtu punësimin dhe konsultimin në lidhje me trajtimin e rasteve të vështira, që ju mund të hasni gjatë punës tuaj.