Investigimi i vjedhjeve në tregtinë e pakicës

Përgjegjësia juaj si sipërmarrës është mbrojtja e biznesit dhe mallrave që tregtoni nga punonjësit e pandershëm. Në qoftë se jeni pronari i një biznesi të shitjeve me pakicë dhe keni konstatuar së fundmi mungesë në inventarin e mallrave apo të parave kesh, mos hezitoni të kontaktoni Institutin e Detektivit Privat. Do të merrni në kohë asistencën e nevojshme, ndërsa një ekip i specializuar detektivësh në çështjet hetimore-financiare do të shtrijë investigimin edhe më thellë, në gjetjen e autorëve dhe mallrave të humbur. Gjithashtu, do t’ju ofrohet një paketë masash për mbrojtjen e biznesit tuaj nga humbje potenciale si shkak i abuzimeve dhe vjedhjeve.

Disa nga masat operative të ndërmarra nga detektivë privatë për zbulimin e vjedhjeve dhe autorëve në ambientet e biznesit tuaj:

Inspektimi i Shitjeve.

Inspektimi i shitjeve ka për qëllim zbulimin e produketeve të zhdukura.  Më pas hetohet mbi mënyrën sesi është vepruar për zhdukjen e produkteve dhe ç’farë mjetesh kanë shfrytëzuar autorët për fshehjen e tyre.

Operacione të fshehta.

Detektivët privatë punësohen në sektorin e shitjes së mallrave me pakicë. Ata monitorojnë në mënyrë të fshehtë sjelljen dhe veprimet e punonjësve,  marrëdhënien e tyre me punonjësit e tjerë të sektorit të magazinimit dhe atë sigurisë, si dhe sjelljen e konsumatorëve.

Instalimi i Kamerave të Fshehta

Pamvarësisht tendencës së instalimit të kamerave monitoruese të fjalës së fundit në ambientet e bizneseve, ato nuk do të ‘kapin’ dhe as regjitrojnë të plotë  aktivitetin kriminal. Kjo pasi punonjësit abuzivë janë  në dijeni të tyre. Instalimi i pajisjeve monitoruese- regjistruese (audio & video) kryhet në mënyrë të fshehtë, ku asnjë nga punonjësit dhe blerësit nuk është në dijeni të prezencës së tyre në ambientet e biznesit.

Investigimi i punonjëve të ardhshëm përpara fazës së punësimit të tyre të plotë. 

Invetigimi para-punësimit nënkupton hetim të gjithanshëm në të kalurën e individit, historikut të tij penal, arsimit dhe punësimit të mëparshëm. Me anë të këtij shërbimi, sipërmarrësit e kompanive njohin historikun e kandidatëve që kanë një të kaluar kriminale apo janë larguar nga puna për abuzim e sjellje të pahijshme.  Ata përzgjedhin ata kandidatë me historik të kaluar të pastër për vendet vakant të punës, duke mbrojtur mbi të gjitha investimin e tyre.

Kontaktoni sot me Institutin e Detektivit Privat për konsultime falas dhe zgjidhni së bashku me detektivët privatë të çështjeve financiare strategjinë dhe mjetet më të mira për mbrojtjen e biznesit tuaj nga punonjës keqdashës. Mbroni investimin tuaj.