Testi i poligrafit, zakonisht i referuar si 'testi i zbulimit të gënjeshtrës', regjistron disa tregues fiziologjikë, si pulsin e një individi, presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe përçueshmërinë e lëkurës, gjatë pyetjeve që i dretohen një personi. Rezultatet e testit të plografit synojnë të tregojnë nëse përgjigjet e dhëna janë mashtrim ose jo, bazuar në përgjigjet fiziologjike të individit.
Instituti i Detektivit Privat synon t'i përmbahet nevojave të ndryshme të klientëve tanë duke investuar në teknologjitë më të fundit për të ofruar shërbimet e kërkuara. Testi i poligrafit është një mjet për marrjen në pyetje, i cili përdoret më shpesh nga autoritetet dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë globin për të vërtetuar të vërtetën. Me zbulimin e gënjeshtrës, si një metodë e provuar për zbulimin e mashtrimit dhe që ka pothuajse 100% saktësi, Instituti i Detektivit Privat i përshtatet nevojave të bizneseve dhe individëve për testin e poligrafit.
Qoftë për çështje biznesi apo private, Instituti i Detektivit Privat ofron testin e poligrafit duke ruajtur konfidencialitetin e plotë të klientit. Brenda korporatave ose bizneseve mund të ketë çështje të brendshme si psh, testimi i përdorimit të drogës nga punonjësit, testet e shqyrtimit para punësimit, provimi i diskriminimit ose madje edhe rritja e niveleve të sigurisë brenda vetë biznesit. Çështje të tjera private që kërkojnë kryerjen e testit të poligrafit lidhen kryesisht me mosmarrëveshje familjare, dhunë në familje, pabesi dhe akuza të ndryshme, të cilat Instituti i Detektivit Privat i’u ndihmon për t'i zgjidhur.
Është e këshillueshme të kontaktoni Institutin e Detektivit Privat në +355 (0) 67 211 5555 nëse keni nevojë për shërbimin e testimit të poligrafit, pasi ekzistojnë elementë të caktuar të procesit të testimit që kërkojnë diskutime paraprake para fillimit të këtij lloji të hetimit.
Për më shumë informacion mbi testin e poligrafit, klikoni në web - faqe https://alpha-polygraphtest.com/ Stafi yne do t'i përgjigjet te gjitha pyetjeve tuaja.