Gjeni Personat E Humbur

A keni nevojë të gjeni një person të zhdukur?

   NDALONI SË MENDUARI DHE SHQETËSUARI

Ka një milion arsye pse dikush zhduket papritmas nga jeta juaj. Ata largohen, ose mbase janë në situata të vështira. Ndoshta ata janë viktimë e një lloj krimi. Cilado qoftë arsyeja, jeni në ankth dhe nuk arrini t’i jepni përgjigje një sërë pyetjesh. Nëse keni nevojë t’i gjeni, ku do të filloni?

Filloni me ne. Ekspertët tanë të forenzikës digjitale përdorin prova digjitale nga telefonat dhe kompjuterët në mënyra të ndryshme për të përcaktuar se ku ndodhet dikush dhe çfarë ka bërë. Ekspertët tanë kanë qasje në bazat e të dhënave në internet, që janë të padisponueshme për publikun e gjerë. Zgjidhni ekspertizën tonë për t’i dhënë zgjidhje çështjes suaj.

GJURMONI ATA: Teknikat tona ndihmojnë në përcaktimin e vendodhjes së dikujt brenda disa miljeve, kudo në botë. Nëse ata janë duke përdorur email, tekste ose media sociale, ne mund të zbulojmë se ku ndodhen.

PROVA DIGJITALE: Nëse keni qasje në një kompjuter ose smartphone të përdorur nga personi që kërkoni, ne mund të nxjerrim prova për të gjetur se me kë kanë qenë në kontakt, çfarë kanë kërkuar në internet etj. Ne madje arrijmë të gjejmë tekste të fshira, si mesazhe apo e-mail.

BAZAT E TË DHNAVE: Ekzistojnë të gjitha llojet e informacioneve në internet për njerëzit, por nëse nuk dini nga të filloni ose si të keni qasje, jeni të humbur. Hetuesit tanë të liçencuar marrin informacione të shpejta, siç janë transferimi i pronave, bashkëpunëtorët e njohur, adresat e kohëve të fundit dhe ato të kaluara, regjistrat penalë, liçencat, anëtarësimet, grupet profesionale, të gjitha llojet e informacioneve.

MEDIA SOCIALE: Nëpërmjet kërkimeve tona në rrjetet sociale, do të zbulojmë adresa të mediave sociale, për të cilat nuk kishit njohuri mbi ekzistencën e tyre.

Përse të punoni me ne?

Shërbimi ynë i kërkimit të personave të zhdukur kalon linjat juridiksionale dhe kufinjtë ndërkombëtarë. Ne i kërkojmë ata kudo, duke përdorur teknikat që policia lokale rrallë ka.

GJEJINI ATA SHPEJT

Policia locale jo gjithmonë ka në staf të saj ekspertë kriminalistë të shkencës digjitale, ndërsa ne kemi. Nëse personi që kërkoni është aktiv në internet, teknologjia e përdoru nga ne mund ta gjejë atë.

MJAFT U SHQETËSUAT

Në vend që të shqetësoheni vazhdimisht, ndërmerrni hapat e nevojshëm për t'i lokalizuar ata.

GJENI PERGJIGJET

Provat nga një telefon ose kompjuter mund t'ju tregojnë se çfarë po mendonte dikush ose me kë ishin në kontakt përpara se të zhdukej.

Ne lokalizojmë njerëzit kudo në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë tyre.

Interneti është kudo, kështu që proçesi ynë përcakton vendodhjen e dikujt kudo në botë. Ky është informacioni i qëndrueshëm që mund t'i jepni policisë në atë vend, duke kaluar çdo vijë juridiksioni.

NA KONTAKTONI TË GJENI PERSONI TË HUMBUR

Telefononi në 067 211 5555, ose Kosove +383 49 256 501 na dërgoni një email ose bisedoni në internet me një anëtar të ekipit. Përfaqësuesit tanë të përkushtuar janë në dispozicion 24/7/365