Mundësi karriere

Përgatituni profesionalisht me shkollimin më të të mirë që ofrohet për herë të parë në Shqipëri në fushën e investigimit privat. Ndryshe nga trajnimet e tjera profesionale, Instituti Shqiptar i Detektivit Privat (I.SH.D.P) plotëson boshllëkun që lë trajnimi teorik, duke e zëvendësuar me atë praktik.

Si studentë, do të caktoheni në përmbushjen e detyra reale në terren, nën mbikqyrjen e instruktorëve profesionistë. Pavarësisht se jeni investigatorë praktikanë, detyrat  janë reale. Si rrjedhojë e eksperiencës së fituar gjatë praktikës reale në terren, e nesërmja do të jetë e lehtë për ju. Do t’i përballoni me sukses intervistat e punës, për t’u bërë pjesë e agjensive prestigjoze investigative, sepse do të flisni nga pervoja reale që keni fituar gjatë praktikës në terren.

Përfitoni si avantazh reputacionin e Institutit, i cili drejtohet nga njerëz me përvojë ndërkombëtare në këtë profesion. Instruksionet dhe modulet mësimore janë përgatitur nga lektorë që kanë përfunduar studimet në shkolla investigative ndërkombëtare me eksperiencë disa vjeçare. Gjatë mësimdhënies do të njiheni me teknikat dhe mjetet më të zhvilluara, që aplikohen nga detektivët profesionistë.

KJO NA BËN LIDER NË TRAJNIMIN E DETEKTIVËVE TË ARDHSHËM.

Gëzoni avantazhet që ofron të diplomuarit pranë I.SH.D.P-së si detektiv privat. Ne jemi gjithmonë afër për t’ju ndihmuar pavarësisht se në cilën fazë të karrierës ndodheni. Realizoni talentin tuaj investigativ. Bëhuni gjenerata e ardhshme e detektivëve profesionistë privatë.

Sfera e investigimit privat po përballet me rritjen e numrit të femrave që punojnë si detektive privatë. Sot,  agjencitë e mëdha investigative priren të punësojnë më shumë femra në stafet e tyre, sepse ato kanë aftësi në përmbushjen e disa detyra, që rrallë gjenden tek meshkujt. N.q.s. jeni femër dhe hezitoni të filloni një karrierë të tillë, atëherë largoni çdo dyshim tuajin, sepse ato janë ndër më të preferuarat në këtë profesion.