Protect 1207i
Detektor i gjurmuesve GPS & Detektor Wi-Fi / GSM / 3G Bluetooth
Protect 1207i është një pajisje e re matëse që përdoret me sukses nga inxhinierët dhe specialistët e kundër-gjurmimit si një mjet i besueshëm për gjurmimin e transmetimeve të ndryshme dixhitale si GSM, Wi-Fi, Bluetooth, etj.
Metodat e reja të "dëgjimit dhe shikimit" me ndihmën e teknologjive moderne janë përhapur gjerësisht në kohën tonë. Për shembull, një transmetues i vogël GSM është i arritshëm praktikisht nw çdo dyqan qw tregton pajisje tw tilla, qofte dhe dyqan online, për vetëm 100 – 200euro dhe mund të dëgjojë të gjitha bisedat tuaja në zyrë ose në shtëpi. Gjurmuesit modernë GPS përdorin rrjetet celulare GSM dhe 3G për transmetimin e koordinatave GPS të një makine. Pjesa mw e madhe e kamera të vogla të fshehura përdorin Wi-Fi për dërgimin e videos. Dhe më e rëndësishmja është se protokolli Bluetooth është projektuar posaçërisht për të transmetuar zëra ose biseda me cilësi të lartë në një distancë deri në 100 m dhe mund të përdoren lehtësisht për përgjim.
Ndjeshmëria e një detektori të zakonshëm RF (detektor i përgjuesve) përhapet përgjatë një diapazoni të gjerë frekuencash, zakonisht 3 ose edhe 6-7 GHz. Kjo do të thotë që detektori i zakonshëm nuk arrin të zbulojë sinjale të tilla të dobëta dhe jo të vazhdueshme si Bluetooth, Wi-Fi ose Wi-Max. Sinjalet edhe më të fuqishme si GSM 1800 janë gjithashtu të vështira për t'u zbuluar për shkak të ndjeshmërisë së tyre të ulët në diapazone më të larta frekuencash.
E vetmja mënyrë për të zbuluar në mënyrë të besueshme pwrgjuesit «pa tel» (wirless protocols) është përdorimi i çipave para-përzgjedhës (filtra sharre) të cilët dobësojnë të gjitha sinjalet e tjera përveç atyre të dëshiruara. Kjo është metoda e zbatuar në Protect 1207i i cili ka 6 kanale për diapazone të ndryshme frekuencash dhe zbulon njëkohësisht 6 lloje të ndryshme transmetimesh në një distancë shumë më të madhe se çdo detektor i zakonshëm RF. Cilësi të tilla e bëjnë Protect 1207i një pajisje shumë të dëshirueshme dhe të besueshme gjatë kontrolleve.
KARAKTERISTIKAT
SPECIFIKIMET PROTECT 1207I
• Diapazoni i frekuencave (bandat up-link)
Jashtë Brezit: 20-45 dB
Antenë: 2 antena omni-direksionale
Distanca e zbulimit: 1-10 metra
Koha e funksionimit: 10-15 orë
Fuqia - 2 bateri AAA (LR03)
Dimensionet (pa antena) - 120 x 70 x16 mm
Protect 1207i mund të zbulojë llojet e mëposhtme të pajisjeve përgjuese:
SI TË ZBULONI GJURMUESIT GPS DUKE PËRDORUR PROTECT 1207I
1) Për të zbuluar transmetimet (ngarkimet) që shkojnë nga gjurmuesi në rrjetin celular GSM/3G kur automjeti është në lëvizje
Protect 1207i zbulon gjurmuesit GPS kur ata transmetojnë koordinatat e tyre. Shumë gjurmues kanë një sensor dridhjeje (sensor G) dhe nuk dërgojnë koordinata kur makina nuk është në lëvizje. Transmetimet mund të bëhen me një interval të paraprogramuar, për shembull çdo 15 sekonda, 1 minutë ose 15 minuta. Është gjithashtu e mundur që një gjurmues/ GPS të ngarkojë koordinatat e mbledhura me një kërkesë të jashtme dhe të mos fillojë transmetimet vetë.
A) Sigurohuni që telefonat tuaj celularë janë të fikur (modaliteti i fluturimit duhet tw jetw aktiv ose telefoni duhet tw jetw i fikur) dhe nuk duhet tw ketw telefona të tjerë në makinë. Nëse makina ka telefonin e vet GSM/3G ose një sistem alarmi kundër vjedhjes, është e nevojshme ta çaktivizoni telefonin ose sistemin e alarmit duke hequr përkohësisht kartën SIM.