ROLI & RËNDËSIA E PROFESIONIT TE DETEKTIVIT PRIVAT

 

Industria e hetimit privat ka bërë një rrugë të gjatë, nga themelimi i saj i hershëm në mesin e shekullit të 19-të deri atje ku është sot.

Kontraktimi (punësimi) i detektivëve privatë në mesin e komunitetit ligjor dhe kompanitë e sigurimeve është tashmë i zakonshëm dhe shërbimet e kryera shpesh janë thjesh një mjet tjetër i specializuar në zinxhirin e provave dhe mjeteve që shfrytëzon  avokati.

Ndërsa shërbimet e një detektivi privat nuk janë menduar si një zëvendësim i plotë i disa prej detyrave të kryera nga një asistent ligjor/avokat, të dy profesionet shpesh plotësojnë njëra-tjetrën në përmbushjen e nevojave të një plani strategjik ligjor.

Pavarësisht nëse është bëhet fjalë për gjetjen dhe identifikimin e dëshmitarëve, mbledhje informacioni, rekorde financiare, apo verifikimi i dëmtimeve të pretenduara nga palët në çështjet e sigurimeve, detektivët privatë ofrojnë një grup unik aftësish që, kur përdoren në mënyrë efektive, luajnë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e suksesshme të çështjeve.

Detektivi i sotëm Privat është i arsimuar, me lidhje të fuqishme profesionale dhe i aftë teknologjikisht në biznesin e informacionit.

Ekzistojnë tre arsye kryesore përse avokatët kërkojnë vazhdimisht  shërbimet e një detektivi privat në mbështetje të çështjeve të tyre.

  1. Detektivët privatë bëjnë gjëra që avokatët zgjedhin të mos i bëjnë. Përshembull, kur një dëshmitar i mundshëm duhet të intervistohet, është më mirë që kontakti paraprak dhe intervista me dëshmitarin të bëhen nga një detektiv i jashtëm. Ky kontakt i parë ndihmon në përcaktimin e marrjes në mënyrë të drejtpërdrejtë të dëshmisë së dëshmitarit, pa e kthyer vetë avokatin në një dëshmitar të mundshëm. Kjo taktikë diskrecionale vlen nëse personi që intervistohet ofron informacion që është në të kundërt të mbrojtjes së çështjes dhe avokati vendos kundër prezantimit të tij.
  2. Detektivët privatë përdoren gjithashtu si një mbrojtje ndërmjet zyrës ligjore dhe burimeve të tjera si, informatorë konfidencialë, ose ndërmjetës të pavarur informacioni, derisa të merret vendimi për prezantimin e informacionit të dhënë.

Shumica e shteteve, kërkojnë përfundimin e shkollave profesionale për detektivët privatë. Një praktikë po ndiqet aktualisht edhe në Shqipëri, ndërsa liçensimi dhe njohja e tyre bëhet nga Shoqata e Detektivëve Privatë, themeluar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2015.

Mbikëqyrja shpesh është një mjet shumë i vlefshëm në zhvillimin e informacionit mbi rastet që variojnë nga çështje sociale/individuale dhe partneriteti. Prova të tilla nuk trajtohen pothuajse aspak nga firmat ligjore.

Ndërsa jetojmë në një shoqëri të drejtuar nga ndikimi i videove, informacioni i drejtpërdrejtë dëshmues, i marrë në mënyrë të ligjshme gjatë mbikëqyrjes, mund të  ndikojë ndjeshëm në perceptimin e një jurie gjykate për elementet kritikë të çështjes. Detektivët privatë përdorin automjete pa përshkrim, kanë aftësi të fshehta të regjistrimit të videos dhe janë me përvojë në funksionimin diskret.

Një hetim i jashtëm ofron një raport të pavarur  dhe objektiv, i cili përdoret për të mbështetur çështjet gjyqësore.

Detektivi Privat ka aftësinë për të kryer kërkime themelore, për të intervistuar dëshmitarë dhe për të përpiluar informacion provues. Detektivët me përvojë shpesh ofrojnë një pamje unike perspektive dhe janë mësuar të mendojnë jashtë “kutisë” në qasjen e tyre për të ndihmuar në një çështje.

Natyra e pavarur e detektivit privat, e shoqëruar me përvojën e drejtpërdrejtë në terren, shpesh i jep avokatit një perspektive tjetër mbi elementet e çështjes dhe siguron rrugë, të cilat fillimisht nuk janë marrë në konsideratë.

Sipas ligjit, shumica e detektivëve privatë mbajnë një standard të lartë, jo vetëm në raportimin e informacionit, por edhe në mbrojtjen e konfidencialitetit të çështjeve gjyqësore.

Ndryshe nga privilegji i avokatit-klientit i cili shtrihet vetëm në komunikimet midis dy palëve, doktrina e produktit të punës  të detektivit privat mbulon një fushë më të madhe të mbrojtjes së informacionit.

Kur kontraktohet një detektiv privat, informacioni i marrë drejtpërdrejt në lidhje me çështjen (të tilla si deklaratat e dëshmitarëve, provat e video-kasetave dhe detajet e informacionit) zakonisht mbrohen nga avokati kundërshtar. Kjo i lejon avokatit një sasi të madhe liri veprimi në vendosjen e informacionit për të prezantuar.

Megjithëse elementi i fshehtë në zhvillimin e informacionit është ende mbizotërues në pjesën më të madhe të punës hetimore (si në hetimet e pretendimeve të siguracioneve), detektivi i sotëm është një profesionist biznesi, i cili zhvillon zinxhirin e informacionint, me një dëshmi të besueshme dhe të planifikuara mirë.