DETEKTIVËT PRIVATË DHE SIGURIA PUBLIKE

 

 

DETEKTIVËT PRIVATË DHE SIGURIA PUBLIKE

Mbrojtja e konsumatorit me ndihmën e detektivëve private.

Njerëzit kanë ide të çuditshme për detektivët privatë. Vecanërisht ato  për klientet e mrekullueshme bjonde, shishen e uiski në sirtarin e tavolinës etj. Cuditërisht, njerëzit i pëlqejnë këto ide të cuditshme.

Një ide tjetër e çuditshme që kanë njerëzit është se 99% e punës sonë është për individët. Në fakt, puna jonë ndahet në mënyrë të barabartë edhe për të tretët, ose agjensitë publike.

Punojmë për të tretët kur punësohemi, për gjetjen e personave të zhdukur, çështje martesore dhe raste të tjera personale. Klientë të kompanive të rënë pre e mashtrimit ose vjedhjes nëpërmjet përvetësimit, apo kërkime në sfond, mbi të kaluarën e indivit, ose cështje të tjera.

Lind pyetja, cilat janë "cështjet e tjera"? Nuk mund të flasim për ngarkesën tonë të çështjeve, sepse ruajmë një kod të rreptë të konfidencialitetit për të gjitha hetimet tona private, përveç nëse klienti zgjedh të dalë publik. Por mund të hedh një vështrim në ato që kanë qenë në lajmet kohët e fundit në lidhje me detektivët privatë në punë - ato që mund t'i quani rastet e sigurisë publike. Ne punësohemi nga të tretët për të ruajtur sigurinë e konsumatorit.

 

MBROJTJA E KONSUMATORIT ME NDIHMËN E DETEKTIVËVE PRIVATË

Prokuroria ka filluar ndjekjet penale kundër shitësve, të kapur duke shitur cigare të paligjshme. Provat për raste të tilla filluan të dalin në dritë, kur kompanitë e duhanit punësuan detektivë privatë për të ekzaminuar atë që shitej në tregje, dyqane dhe madje edhe restorante. Ajo që ata gjetën është se cigaret ishin në ofertë për 200 ALL një paketë cigare, në krahasim me 350 ALL që tregtohej në dyqanet e rregullta.

 Kjo mund të duket si një krim pa viktima, por në fakt është një kërcënim serioz për shëndetin - cigare të paligjshme. Veçanërisht duhani i falsifikuar, mund të përmbajnë kimikate shumë më të rrezikshme sesa duhani i ligjshëm, dhe gjithashtu ka shumë më shumë të ngjarë të shitet te duhanpirësit e mitur, duke shkaktuar tek ata varësi ndaj duhanit.

 Ndërkohë, Shoqata e Taksistëve të Liçensuar punësoi detektivë privatë për të marrë informacion në lidhje me evidentimin e personave që ofronin shërbim taksi të palicensuar dhe me cmime shumë herë më të lira, se taksitë me license, duke shmangur në këtë mënyrë dëmet e mëdha financiare të ushtruara nga një aktivetit i pa-licensuar.

 DETEKTIVËT PRIVATË NË MBËSHTETJE TË MIRËQENIES PUBLIKE

 Kur shihni një program për çështjet e konsumatorit në TV, duhet të kuptoni që hetimi shpesh bazohet në punën e detektivëve privatë që ndihmojnë gazetarët për të marrë provat që u duhen, me qëllim provimin e mashtrimeve dhe tregtarët abuzues.

Rastet e tilla janë relativisht të zakonshme - ne jemi në gjendje t'i ndihmojmë zyrtarët publikë t'i mbajnë qytetet tona më të sigurta, t'i kapim autorët e kryerjes së krimeve dhe të mbledhim prova, që sigurojnë se keqbërësit gjobiten ose ndiqen penalisht për veprat e tyre kriminale.