KUSH PUNËSON NJË DETEKTIV PRIVAT?!
Pjesa më e madhe e njerëzve nuk arrijnë të imagjinojnë se kanë nevojë për të punësuar një detektiv privat dhe megjithatë, punësimi i një detektivi privat është gjithnjë e më shumë pjesë e zakonshme e jetës së përditshme. Këtë muaj do të shohim disa nga këto raste private të zbulimit, për të kuptuar më mirë përse njerëzit zgjedhin një detektiv privat.
EKIPI I DETEKTIVIT PRIVAT NDIHMON NJË BISNESMEN, TË CILIT IU VODH SHTEPIA
Një biznesmen në Tiranë, i cili u largua sëbashku me familjen e tij me pushime disa-ditore, iu vodh banesa në vlerën e pesë shifrave. Familja, shtëpia e së cilës u vodh, humbi stoli dhe sende të tjera personale, pasi u shkatërrua dera dhe u komprometua sistemi CCTV. Biznesmeni në fjalë tha:- "Unë jam në pozitë të mirë që mund t'i vë paratë si shpërblim dhe të punësoj detektivë privatë - shumë njerëz në situatën time nuk munden."
Mijëra familje përjetojnë vjedhje çdo vit dhe kurrë nuk janë në gjendje të rimarrin pronat e tyre të çmuara. Detektivët privatë mund të ndihmojnë në raste të tilla duke i dhënë paktën familjes disa rezultate si p.sh., çfarë ka ndodhur dhe ku janë asgjësuar mallrat e vjedhura. Pikërisht prandaj janë detektivët privatë, pasi policia nuk proçedon, përveçse kur ka prova të sakta.
RRJETI GLOBAL I KRIMIT NË INTERNET
Një biznes i vogël në Tiranë, është një ndër viktimat e krimit kibernetik - ‘brenda punës’. Ndërsa shumë kompani e njohin rrezikun nga sulmet e jashtme siç janë hackimi dhe mashtrimi, pak janë po aq të vetëdijshëm për rreziqet që rrjedhin nga sabotimi ose shantazhi në internet.
SABOTIM KIBERNETIK
Ky krim rezulton nga një anëtar i stafit që disiplinohet ose shkarkohet, ose ndonjëherë thjesht nuk kalon për një promovim ose bonus. Ata fshijnë të dhënat e kompanisë, dëmtojnë kompjuterët ose bëjnë përpjekje për qasje të paautorizuar në kompjuter nga distanca, për të dëmtuar organizatën për të cilën punonin.
SHANTAZH NË INTERNET
Kjo ndodh kur një individ kërkon para për të rregulluar diçka që ai ose ajo ka sabotuar me qëllim, ose kërcënon të zbulojë të dhënat e kompanisë për të tjerët nëse kërkesat financiare të tij nuk përmbushen.
MASHTRIM KIBERNETIK
Mashtrimi në internet është i zakonshëm në krahasim me dy kategoritë e tjera - është vendi ku një anëtar i stafit “vjedh” nga punëdhënësin e tij, duke i thënë se paratë janë të nevojshme për azhurnime, pajisje kompjuterike ose softuer dhe fryjnë shumë çmimin, duke përfshirë ndryshimin.
ZGJIDHJE PËR KRIMIN NË INTERNET
Është një dilemë e vërtetë për punëdhënësit - ata kanë nevojë për punonjës teknikë, por shpesh nuk janë në gjendje të vlerësojnë nëse kërkesat e tyre për buxhet janë të arsyeshme ose nëse rrezikojnë të sabotohen ose shantazhohen. Shpesh policia ka pak interes për "krimet e jakave të bardha", duke i lënë bizneset pa lek dhe pa fat.
Në www.detektivprivat.al ne e dimë se kontrollimi efektiv i CV-së dhe kontrollet në historinë e një punonjësi të mundshëm janë mbrojtja më e mirë. Personi i akuzuar për dëmtimin e biznesit në Tiranë, ishte dënuar tashmë për dy forma të tjera të ndryshme mashtrimi. N.q.s ky informacion do të njihej më parë nga punëdhënësi, do të shmangej dëmi i shkaktuar ekonomik.
Bisnesi mendon të mos harxhojë para duke shmanguar pagesa të vogla, duke mos parandaluar në këtë mënyrë dëme akoma dhe më të mëdha financiare. PUNËSONI NJË DETEKTIV PRIVAT.