Rekuperimi i të dhënave nga Kompiuteri

Agjensia për Siguri dhe Inteligjencë është e specializuar në analizë dhe rekuperim të dhënash nga :

  • Kompiuter tavoline (fikse) me çdo lloj forme (ATX, Micro ATX, EATX, WTX, ITX).
  • Kompiuter portabël  (notebook, netbook, ultrabook).

Jemi të aftë të rekuperojmë të dhëna pavarsisht versionit dhe sistemit operativ të instaluar :

  • Windows XP, Vista, 7, 8 (32 e 64 bit).
  • Linux/GNU Linux (të gjitha shpërndarjet psh. Ubuntu, Linux Mint, Red Hat etc. etc.)

Falë laboratorit të pajisur jemi gjithashtu të aftë të lexojmë, ekzaminojmë dhe rekuperojmë të dhënat në të gjitha filet kryesore: File System (NTFS, FAT32, HFS+, XFS, UDF etc. etc.), dhe të analizojmë kompiuterin ku është formatuar hard disku apo riinstaluar i gjithë sistemi operativ !

Kjo na lejon të rëkuperojmë praktikisht cdo tip të dhene të ruajtur në kompiuter (dokumenta, video, audio) dhe me kerkesë të klientit të fillojmë kërkimin e dokumentave të lidhura me programet e instaluara në kompiuter (psh posta elektronike, kronologjinë e internetit, backup të pajisjeve android apo Iphone etj.)