ZGJATUES PRIZE GSM VOX TOP është një mikro-përgjues ambiental me distancë transmetimi dhe pavarësi të plotë e pa limit. Instalimi i shpejtë dhe fshehtësia e plotë e bëjnë këtë zgjatues prize të përshtatshëm për çdo ambient dhe situatë. E pajisur me teknologjinë GSM.
Për shkak të fshehjes perfekte në një zgjatues prizash elektrike, ky produkt është ideal për këdo që dëshiron të instalojë një mikropërgjues në mënyrë të shpejtë dhe pa ngjallur asnjë dyshim në ambientin përreth.
ZGJATUES PRIZË GSM VOX TOP është i pajisur me një sistem aktivizimi vokal nëpërmjet të cilit pajisja sapo kap një zhurmë ambientale çfarëdo, që zgjat të paktën 5 sekonda do të telefonojë në mënyrë automatike në numrin e memorizuar më parë.
Për shkak të thjeshtësisë së instalimit ky produkt është i përshtatshëm për çdo lloj përdoruesi, edhe pa eksperiencë në fushën e teknologjisë, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një produkt të shpejtë dhe me përdorim të thjështë, por gjithmonë që garanton besueshmëri dhe kualitet të lartë audio.