Themeluesit

Ndue Pjetra

Ndue Pjetra, u lind në Shkodër, me 19 Nëntor 1962. Është diplomuar si ekonomist në Fakultetin Ekonomik, Shkodër. Diplomuar si jurist pranë Fakultetit Juridik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Ka mbajtur poste të ndryshme si, Këshilltar Juridik pranë Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale Z. Skënder Gjinushi ; Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit dhe Mardhënieve me jashtë pranë shërbimit Kombëtar të Punësimit; Zv. Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Drejtorisë së analizave të informatizimit pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Avokat i njohur në fushat Civile, Penale dhe Administrative. Lektor i lëndës “E Drejta Penale e Karahasuar”. Analist në media për çështjet e drejtësisë. Kryetar i “Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar”. Autor i librave në fushën e drejtësisë si “Avokati i Vetevetes” dhe “Udhëzues për Dëmshpërblimet”.

Botuesi i Gazetës Investigative “Mesazheri” dhe gazetës që lançohet aktualisht në treg “Gazeta Antikorrupsion”.
Themelues i Institutit të Parë të Detektivit Privat. Ka dhënë kontributin e tij të shquar në lançimin për herë të parë të profesionit të investigatorit privat në Shqipëri.

Oreta Saliaj

Oreta Saliaj, u lind në Tiranë, më 17 Shkurt 1981. Në vitin 2006 përfundon Studimet e Larta në Shkencat Humane pranë Universitetit të Tiranës. Në vitin 2011 merr Titullin Magjistër (MSc.) në disiplinën e Administrimit Publik pranë South Eastern European University (SEEU).

Diplomuar në Investigim Privat pranë United Kingdom Professional Investigators Netëork, Londër. Në vitin 2014 merr titullin Doktor Shkencash (Dr.) në disiplinën e Shkencave Politike pranë South Eastern European University (SEEU).

Ka shkruar një sërë punimesh shkencore të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Lektore e lëndëve Sistemet Politike; Sociologji e Përgjithshme.

Drejtuese teknike pranë Institutit të Detektivit Privat në Shqipëri. E shquar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në themelimin dhe drejtimin e Institutit të Parë Shqiptar të Detektivit Privat, si dhe në ngritjen profesionale të investigatorëve të rinj.