SI TË BLINI ARTIKUJT

Për të blerë një produkt në Insitutin e Detektivit Privat është e nevojshme të na kontaktoni nëpërmjet e-mailiy ose telefon, duke specifikuar kodin ose emrin e produktit.
Me marrjen e porosisë  tuaj, do të kontrollojmë disponueshmërinë e mallrave në magazinë dhe do t'ju dërgojmë fletë- pagesën.

Për të përshpejtuar dërgesën e mallrave, lutemi të kryeni pagesën sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm pas kryerjes së pagesës, do të mundësohet dërgimi i mallrave.
Për dërgesën e mallrave, ju duhet të dërgoni në postën tonë elektronike mandatin e pagesës, të marrë nga Banka juaj (me përjashtim të mënyrës Paypal) ose telefononi në numrin 067 211 5555 nga ora 09:00 – 19:00

Sapo të jetë verifikuar pagesa, do të vazhdojmë me dërgesën. Në email-in e konfirmimit, do të gjeni udhëzimet mbi pagesën. Të gjitha çmimet në faqen tonë të internetit janë në EURO, duke përfshirë TVSH.

Mund të zgjidhni të paguani me Transfertë Bankare. Na kontaktoni për informacion të detajuar mbi pagesat bankare.

Koha e përpunimit të mallrave varion nga 1 deri në 7 ditë pune, pas konfirmimit të pagesës. Ju lutemi dërgoni të gjitha pagesat bankare dhe faturat në kontakt@detektivprivat.al, për ndryshe porosia nuk do të përpunohet.

SHËNIM: Në qoftë se pagesa nuk kryhet brenda 48 orëve nga dërgimi i porosisë, kjo e fundit do të anullohet.

Mallrat që blihen nuk këmbehen, rikthehen, apo rimbursohen.

Nëse keni ndonjë pyetje mbi artikujt, mos hezitoni të na shkruani në kontakt@detektivprivat.al


DËRGESA

Klient i nderuar, porosia juaj do të përpunohet sa më shpejt të jetë e mundur bazuar në disponueshmërinë e artikujve të zgjedhur. Ju lutemi, konfirmoni paraprakisht pagesën për artikujt e zgjedhur, me anë të transfertës bankare ose Paypal.

DËRGESA JASHTË VENDIT

Dërgesa jashtë vendit zhvillohet ekskluzivisht me postë express. Koha ndryshon në varësi të distancës së vendit ku do të dërgohet produkti.

Për Europën, koha mesatare është 5 ditë pune me DHL Express. Shpenzimet e postës fillojne në € 25.00.

Shpenzimet do të llogariten sipas madhësisë dhe peshës së paketës dhe një e-mail do të dërgohet me koston e vlerësuar të dërgesës tuaj.

Të gjitha dërgesat do të shoqërohen me faturë dhe kopje për dogana, kur është e nevojshme.


SHËNIME LIGJORE

Artikujt e paraqitur në këtë faqe janë të destinuar ekskluzivisht për përdorim në mjediset private, për mbikëqyrjen e pasurive dhe sendeve personale. Përdorimi i parregullt i disa produkteve në shitje në këtë ëeb-faqe është në kundërshtim me ligjin  Nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën për privatësi dhe Ligjin Nr.9157, datë 4.12.2003 “Për Përgjimin e Telekomunikimeve”.